16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Maqedonia e mbyll kufirin për afganët

Më të lexuarat

Çdo ditë në Greqi mbërrijnë me mijëra refugjatë. Shumica e tyre duan të kalojnë nëpërmjet Maqedonisë për në Veri. Kjo rrugë për afganët është bllokuar. Refugjatët duket se po përgatiten për një itinerar të ri.

Në krizën e refugjatëve nuk po përvijohet shtensionim. Sipas Organizatës për Refugjatët të OKB-së, UNHCR, vetëm të shtunën në Greqi mbërritën 3772 vetë, transmeton DW. Jo më larg se e enjtja, Greqia bëri të ditur se ishte arritur shifra më e lartë e të ardhurve këtë vit, me mbërritjen e 4824 vetëve.

Ndërkohë, fqinji verior i Greqisë, Maqedonia ka nisur të vështirësojë kalimin transit për refugjatët afganë. Maqedonia e argumenton këtë hap me informacionin se edhe Serbia i ka mbyllur kufijtë e saj me Maqedoninë për njerëz nga Afganistani. Kufirin mund ta kalojnë vetëm refugjatë nga Siria dhe Iraku. Në nëntor, qeveria e mbylli kufirin për refugjatë të nacionaliteteve të tjera.

Për shkak të mbylljes së përkohshme të kufirit, në kalimin kufitar Idomeni i krijua një bllokim i qarkullimit. Aktualisht atje presin sipas agjencive të lajmeve rreth 4000 vetë. Ndër ata që presin, bëhet e ditur se ndodhen disa qindra afganë. Maqedonia po ndërton aktualisht në kufirin me Greqinë një gardh të dytë me tela me gjemba, për të penguar kalimet ilegale të kufirit.

Në emisionin Bericht aus Berlin (Informacion nga Berlini), Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz paralajmëroi për rrezikun që mund të vijë nëse mbyllet itinerari ballkanik. Nëse kjo rrugë do të bllokohet, Greqia do të kthehet në një “kamp të madh pranimi të refugjatëve.” Kjo nuk do të zgjidhë ndonjë problem, theksoi politikani socialdemokrat. Ai shpreson për një çelës evropian të shpërndarjes së refugjatëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit