8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Maqedoni, Bashkësia Islame kërkon trajtim institucional të barabartë më Kishën Ortodokse

Më të lexuarat

Bashkësia Islame në Maqedoni kërkon nga qeveria trajtim të barabartë me Kishën Ortodokse maqedonse.

Kryetari i kësaj bashkësie, Sulejman Rexhepi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se institucioni që drejton, është diskriminuar në vazhdimësi në dhjetë vitet e fundit dhe kjo praktikë, shton ai, përfundimisht duhet të ndërpritet.

Për këtë arsye, ai thotë se i është drejtuar Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me një shkresë, përmes së cilës kërkohet trajtim i barabartë i Bashkësisë Fetare Islame dhe Kishës Ortodokse në Maqedoni, përkatësisht aq sa investon shteti te Kisha Ortodokse po aq të investojë edhe te Bashkësia Fetare Islame.

Kjo për faktin, siç thekson Rexhepi, se ky institucion ka me vete rreth 1 milion besimtarë mysliman në Maqedoni, të të gjitha përkatësive etnike me theks ata shqiptarë.

“Ne e falënderojmë Zotin për këtë multi-etnicitet që na ka dhuruar në këtë nënqiell, por fatkeqësisht neve si institucion, na diskriminoi politika shumëvjeçare që e udhëheq shtetin që nga pavarësia e Maqedonisë. Kërkesat tona kanë të bëjnë me atë që ajo, e cila na garantohet me nenin 19 të Kushtetutës së Maqedonisë ku të gjitha bashkësitë fetare gëzojnë të drejta të barabarta të mos mbetet vetëm në teori, por të jetësohet kjo dispozitë ligjore edhe në praktikë”, thekson Rexhepi.

Ai nënvizon se politikat diskriminuese të shtetit ndaj Bashkësisë fetare Islame të Maqedonisë, kanë të bëjnë si në aspektin financiar, ashtu dhe goditjet që i janë bërë këtij institucioni përmes qarqeve të caktuara, por gjithmonë të mbështetura nga institucionet e shtetit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit