4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Malësia e Karabakut kusht për marrëdhëniet me Armeninë”

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë vizitës së tij në Azerbajxhan deklaroi se zgjidhja e çështjes së Malësisë së Karabakut është kusht i domosdoshëm për përmirësimin e marrëdhënieve të Turqisë me Armeninë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai duke folur në një event për shënimin e 100 vjetorit të çlirimit të Baku-s nga Ushtria Islame Kaukaziane, kujtoi masakrën në Koxhali të vitit 1992 ku u vranë qindra qytetarë të Azerbajxhanit.

“Ata që nuk kanë dhënë llogari për ngjarjet në Hoxhali 26 vjet më parë, të cilët nuk dhanë llogari për masakrat në Malësinë e Karabakut, të cilët vrasësit i shpallin heronj, nuk janë ata që mund të na japin leksione rreth historisë”, tha Erdoğan duke iu referuar Armenisë.

Erdoğan tha se “Ata që okupojnë 20 për qind të tokave të Azerbajxhanit dhe parandalojnë kthimin në tokat e tyre të mbi një milion azerbajxhanasve nuk duhet të presin nga Turqia që t’i hapë kufijtë e saj”.

Masakra në Hoxhali

Hoxhali i cili u pushtua nga forcat armene në fund të vitit 1991, ishte një vendbanim me sipërfaqe prej 936 kilometra katrorë ku jetonin 2.605 familje, gjithsej 11.356 njerëz. Armenët të cilët në dhjetor të vitit 1991 e kishin okupuar qytetin Hankendi, vend i cili vlerësohet si kryeqytet i Malësisë së Karabakut, shënjestër e ardhshme e kishin qytetin Hoxhali.

Armenët duke i okupuar të gjitha fshatrat dhe rrugët rreth Hoxhali, ndërprenë lidhjen e këtij vendbanimi me qytetet tjera. Transporti me helikopterë, lidhja e vetme e Hoxhali me rajonet tjera ishte ndërprerë pasiqë armenët e kishin qëlluar një helikopter më 28 janar 1992. Në këtë ngjarje humbën jetën 44 civilë, pjesa e madhe e të cilëve gra dhe fëmijë.

Në Hoxhali ku në fillim të muajit janar të vitit 1992 nuk kishte energji elektrike, mbrohej nga forcat e mbrojtjes lokale dhe ushtarë kombëtarë në numër të vogël me armë të lehta. Armenët më 25 shkurt 1992 filluan ta sulmojnë qytetin Hoxhali nga tre anë, duke e përdorur artilerinë dhe tanket e regjimentit 366-të të motorizuar duke e sulmuar intensivisht dy orë. Ndërsa një ditë pas sulmit ishte kryer “Masakra Hoxhali”.

Sipas të dhënave zyrtare, në masakrën në Hoxhali humbën jetën 612 shtetas të Azerbajxhanit, nga të cilët 106 ishin gra, 70 pleq dhe 63 fëmijë të pambrojtur. Nga masakra shpëtuan gjallë 487 persona, ndërsa forcat armene morën peng 1.275 persona, ku për 150 edhe sot e kësaj dite nuk ka informacione se ku ndodhen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit