7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

LUFTA E TRETË/ “Djalli” kinez në “parajsat” e naftës: ja si vendet e Gjirit po ideojnë paketën e ndihmës ekonomike

Më të lexuarat

Në vazhdën e një përpjekje globale për të zhvilluar plane stimuluese për të lehtësuar ndikimin ekonomik të përhapjes së virusit koronar, vendet e Gjirit kanë adoptuar një paketë financiare 114 miliardë dollarë, ku përfshihen pesë shtete përveç Kuvajtit. Sipas një raporti nga agjensia e vlerësimit të kredisë Fitch, këto stimuj përfaqësojnë rreth 2.5 përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB) të këtyre vendeve. Këto stimuj sipas vendit janë: 44,6 miliardë Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite 28 miliardë, Omani 23.8 miliardë, Bahreini 11.5 miliardë dhe më në fund Katari 5.4 miliardë dollarë.

Këto masa vijnë në një kohë kur shtetet e Gjirit janë duke u përballur me një krizë të dyfishtë për shkak të rënies së mprehtë të çmimeve të naftës.

Ekonomia më e madhe e Gjirit, ajo e Arabisë Saudite, ka njoftuar një ulje prej 13.3 miliardë dollarë në shpenzimet qeveritare në buxhetin e vitit 2020. Omani gjithashtu njoftoi planet për të ulur shpenzimet për 5 përqind, si dhe për të zvogëluar shpenzimet nga ndërmarrje të mëdha shtetërore deri në 10 përqind.

Arabia Saudite

Arabia Saudite siguron ndihmë të drejtpërdrejtë dhe indirekte për sektorin privat, veçanërisht në industritë më të prekura, dhe afati për pagimin e taksave, TVSH-së dhe taksave speciale për disa mallra është zgjatur për një periudhë prej 3 muajsh. Sipas një deklarate të Ministrisë së Financave, përmes nismave me vlerë 19 miliardë dollarë, qeveria aaudite ka vendosur të financojë bizneset e vogla dhe të mesme dhe aktivitetet ekonomike për të zbutur dëmet në sektorin privat.

Emiratet

Vlera totale e paketës mbështetëse të aprovuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe është rreth 44.6 miliardë dollarë, sipas Fitch, disa prej të cilave pasqyrohen në një seri masash dhe vendimesh ekonomike.

Ndër masat më të spikatura ekonomike të ndërmarra janë heqja e të gjitha tarifave turistike dhe komunale në sektorin e turizmit dhe argëtimit këtë vit.

Qeveria e Emiratet e Bashkuara Arabe ka aprovuar një pako të subvencioneve prej 1.4 miliardë dollarësh për faturat e energjisë elektrike dhe të ujit për qytetarët dhe sektorët tregtarë dhe industrialë. Ajo gjithashtu caktoi rreth 800 milion dollarë për një program të garantimit të kredisë për të stimuluar financimin e biznesit të vogël përmes bankave lokale.

Katari

Vendimi më i spikatur i autoriteteve të Katarit është të inkurajojë Bankën Qendrore të shtyjë këstet e huasë ndaj kompanive private për gjashtë muaj dhe të drejtojë fondet e shtetit për të rritur investimet e tyre në tregun e aksioneve me 2.7 miliardë dollarë, si dhe të përjashtojë ushqimin dhe produktet mjekësore nga dogana për një periudhë prej 6 muajsh, duke përjashtuar më shumë sektorët e prekur, si turizmi, tregtia dhe industritë e vogla, nga pagesa e tarifave të energjisë elektrike dhe konsumit të ujit për 6 muaj, si dhe përjashtimi i zonave të logjistikës, NVM-të nga pagesa e qirave për 6 muaj. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit