16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Logoja e Ballazhit, ndër katër logot për shënimin e marrëdhënieve Shqipëri – Izrael

Më të lexuarat

Ndër katër logot e përzgjedhura nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Izraelit në Shqipëri, logo këto që janë në garë në konkursin për ideimin dhe dizajnimin e logos që bëhet me rastin e 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve të afërta dhe miqësore ndërmjet këtyre dy shteteve, është edhe logoja e artistit Zeni Ballazhi.

Kjo logo do të shoqërojë çdo aktivitetet bilateral, botim, promocion, informacion dhe më shumë gjatë vitit 2016-të, e kështu që logoja më e mirë të përzgjidhet duhet të hyni në faqen e MPJ-ës së Shqipërisë dhe të bëni like të preferuarën tuaj.
Artisti Zeni Ballazhi fton të gjithë ata që e pëlqejnë logon e tij që ta votojnë. “Besoj që logoja do u pëlqej, dhe i ftoj qytetarët të më votojnë”, tha për KultPlus Ballazhi.

Logoja e Zeni Ballazhit “100 Vjet Shtet Shqiptar” u shpall fituese nga Qeveria Shqiptare për përkujtimin jubilar të Pavarësisë së Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit