LIGJËRATA ANTI ISLAME NË NJË SHKOLLË TË SHQUAR USHTARAKE NË SHBA

0
44

Pas zbulimit të elementeve aniti islame në ligjëratat e mbajtura në një shkollë ushtarake në SHBA, Departamenti amerikan i Mbrojtjes filloi hetimet në lidhje me çështjen.

Shefi i  Gjeneralarmates, Martin Dempsej, duke i dënuar këto lloj ligjëratash të mbajtura në Joint Forces Staff College, që është njëra prej shkollave më të rëndësishme ushtarake të Amerikës, tha se kjo është një papërgjegjësi akademike.

Gjeneralarmate Dempsej për ligjëratat në fjalë ka thënë se ato nuk përputhen me botëkuptimin amerikan për liritë e besimit dhe tolerancës ndaj kulturave.

Në kurikulumin e botuar nga revista Wired thuhet që nëse është e nevojshme ndaj myslimanëve do të mund të përdoren edhe bombat atomike sikurse në Hiroshimë të Japonisë me qëllim të mbrojtjes nga terroristët islamik.

Ligjëruesi i kësaj shkolle, koloneli Matthew Dooley, i cili mbronte idetë e çuditshme si ajo e sulmit ndaj Mekës dhe Medinës, u suspendua nga puna dhe bëhet e ditur që deri në fund të këtij muaji do të përfundojë edhe hetimet në lidhje me këtë rast./trt/kohaislame