7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Lëvizja BESA e palëkundur: Çështjen e bashkëpunimit opozitar ia kemi deleguar Këshillit Opozitar

Më të lexuarat

Ka reaguar Lëvizja Besa pas takimit të djeshëm të partive jashtëparlamentare në Kumanovë me qëllim kërkimin e një hapësire për bashkëpunim opozitar, raporton Portalb.

Nga aty edhe një herë ritheksojnë qëndrimin e tyre të prerë.

“Ashtu siç kemi deklaruar zyrtarisht në konferencën për shtyp më 17 dhjetor të vitit 2015, Lëvizja BESA edhe një herë e rikonfirmon vendimin e Këshillit Qendror të saj se çështjen e bashkëpunimit opozitar ia kemi deleguar Këshillit Opozitar dhe ne qëndrojmë palëkundur në këtë qëndrim. Çdo tentativë për ta penguar këtë vullnet për bashkëpunim opozitar përmes Këshillit Opozitar e konsiderojmë dashakeqe dhe pjesë të skenarëve të subjekteve që nuk ua duan të mirën shqiptarëve”, thuhet në reagim./Portalb

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit