14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Lehtësim është ajo që përputhet me Sunetin

Më të lexuarat

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene: “Kur ndonjeri prej jush u prine njerezve si imam (ne namaz) atehere le ta lehtesoje (namazin). Ngase ne mesin e tyre ka te vegjel, pleq, te dobet dhe te semure. E kur te falet i vetem, atehere le te falet si te deshiroje (ta zgjase namazin).” Buhariu (703) dhe Muslimi (467)

Shejh Iben Uthejmini (Allahu e meshirofte!): Prej dhembshurise dhe meshires ndaj besimtareve eshte se kur personi u prine atyre si imam ne namaz kerkohet prej tij qe mos t’ua zgjase namazin atyre…Eshte per qellim me “Lehtesoje” ajo qe eshte ne perputhje me Sunetin e Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ky eshte “lehtesimi”. E nuk eshte per qellim me “lehtesim” ajo qe perputhet me deshirat e njerezve.

Sherh Rijadus Salihin vell.2

Përktheu: Unejs Sheme

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit