11.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

5 përbërësit natyralë që eleminojnë për pak kohë lythat (iriqat) nën këmbë

Më të lexuarat

Ndonëse jo një problem serioz, shfaqja e lythave apo iriqave sido që t’i quani është një makth i vërtetë ! Duke i ngjasuar gjembave të iriqit, këto të fundit nuk janë asgjë më shumë sesa virusi HPV i cili mbartet gjenetikisht ose mund të merret përmes kontaktit të jashtëm. Ecja këmbëzbathur në dhomat e zhveshjes në palestër apo në pishinë rrit rrezikun e prekjes nga ky virus. Kah trajtimeve të specilizuara, ekzistojnë dhe disa mënyra në kushte shtepie që ndihmojnë në eleminimin e iriqave.
Lëkura e bananes
Ajo që duhet të bëni është të mbështillni me ndihmën e një ngjitseje një lëkurë banane në zonën e prekur nga lythat. Lëkurën e bananes mund ta ndërroni një herë në ditë dhe duhet ta mbani aq gjatë sa pamja e tyre të zbehet.
Uthulla e mollës
Lagni pak pambuk me uthull të bardhë molle dhe ngjiteni me leukoplast mbi lyth. Përbërësit antiinflamatorë e antiseptikë të uthullës do të ndihmojnë në zhdukjen e tyre brenda një kohe të shkurtër.
Vaji i pemës së çajit
Ky vaj ka veti antibakteriale dhe më herët kemi thënë që është shumë i mirë për të trajtuar mykun e thonjve. Veç këtij problemi, vaji i pemës së çajit mund të trajtojë lythat. Mjafton të lyeni disa herë në ditë zonën e prekur me dy tre pika vaji dhe lëreni të veprojë. Kini kujdes se mos lyeni lëkurën e shëndetshme përreth iriqit.
Hudhra
Një tjetër përbërës që ka veti antimykotike është hudhra. Mjafton të prisni një thelp hudhër në mënyrë të tërthortë dh eta fiksoni në zonën e lythit me ndihmën e një leukoplasti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit