4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Lavrov: Rusia nuk ndërhyn në punët e brendshme të Maqedonisë, BE po

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), duke komentuar çështjet në lidhje me Maqedoninë, theksoi se “Rusia nuk thotë asgjë që mund të interpretohet si ndërhyrje në punët e brendshme, përderisa udhëheqësit perëndimor atë janë duke e bërë drejtpërdrejtë, qëndrojnë për një zgjidhje në referendumin e ardhshëm”, raporton Anadolu Agency.

Lavrov në Banja Lukë u takua me presidentin e Republika Srpska, Millorad Dodik.

Ai tha se Federata Ruse është e përkushtuar në respektimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe kundërshton përpjekjet për ta rishikuar atë. Sipas tij, çfarëdo reforme është e mundshme vetëm në bazë të një marrëveshje mes dy etniteteve të barabarta dhe tre popujve.

“Çështja që ka qenë prej kohësh e anashkaluar është çlirimi i BeH-së nga administrata e jashtme dhe se BeH mund të jetë një shtet normal i pavarur dhe sovran që vet zgjedh çështjet për të ardhmen dhe vet merr vendimet. Absolutisht përputhen pikëpamjet tona për Ballkanin. Mendoj për Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi. Ne jemi të bindur se të gjitha ato çështje duhet të zgjidhen për përfitim reciprok dhe në përputhje të të gjithë pjesëmarrësve me pëlqimin e popujve të interesuar. Absolutisht janë të papranueshme që veprimet e lojtarëve të jashtëm, që përpiqen të imponojnë tek popujt e Ballkanit zgjidhjen artificiale ‘ose jeni me ne ose me Federatën Ruse’. Rusia, edhe me Evropën, edhe me SHBA-të, ishte një bashkë-autor i Rezolutës 1244 të Dejtonit dhe nuk shohim pse Rusia duhet të dalë nga ato gjëra dhe Ballkani përsëri të kthehet në një arenë konflikti”, deklaroi Lavrov.

Deklaratën e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, se Ballkani është territor i BE-së, Lavrov e quajti “arrogante dhe në kundërshtim me të drejtën e vendeve të Ballkanit”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth ndikimit rus në Ballkan, presidenti i Republika Srpska, Dodik, tha se mbi të gjitha ai është një njeri që i përket popullit serb, ndërsa e respekton dhe e do Rusinë, por kërkon bashkëpunim me të gjitha fetë dhe kombet e tjera në rajon.

“Ne kemi një qëndrim të përbashkët, përfaqësuesi i lartë duhet të largohet, gjyqtarët e huaj nga Gjykata Kushtetuese e BeH-së që i zgjedh dhe i vendos Perëndimi, si dhe të ndalohet ndërhyrja në punët e brendshme në BeH, nëse dëshiron në të ardhmen të funksionojë si një shtet sovran”, tha Dodik.

Lavrov tha se ishte dakord me atë që tha Dodik.

“Ne gjithmonë punojmë hapur edhe në politikën e jashtme, nëse për diçka biem dakord gjithmonë respektojmë detyrimet tona dhe ashtu është edhe me pikëpamjet tona për Dejtonin. Nuk jemi ne ata të cilët janë duke u përpjekur për të ndryshuar dhe nuk jemi ne ata të cilët janë duke u përpjekur për të ruajtur elementet e një protektorati mbi BeH. Ne, në të gjitha nivelet me të gjitha formatet po luftojmë për të ruajtur parimet themelore të Dejtonit. BeH njihet si shtet i pavarur, sovran dhe autonom, ndërsa BeH para 15 viteve ishte anëtare e Këshillit të Sigurimit, ajo që deri më tani Perëndimi e emëron një përfaqësues të lartë këtu, i cili mund të shfuqizojë çdo vendim të arritur në një marrëveshje midis tre popujve, unë mendoj se është e papranueshme”, tha Lavrov.

Pas takimit që kishte në Banja Lukë, ai tha se janë të përkushtuar në zhvillimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat. I pyetur nëse Rusia mund të dalë nga Këshilli i Evropës, Lavrov tha se Rusia dëshiron të qëndrojë në këtë Këshill në të cilën ndonjëherë është anëtarësuar.

“Mendoj Këshillin e Evropës, në kushtetutën e të cilës qartë është e shkruar se çdo shtet anëtarë ka të drejtë dhe askush nuk mund të diskriminohet. Në një Këshill të tillë ne jemi të gatshëm të punojmë edhe më tej, gjithçka tjetër varet nga anëtarët e Këshillit të Evropës”, tha Lavrov.

Pas takimit në Qendrën Administrative të Qeverisë së Republika Srpska, Dodik e nderoi ministrin Lavrov me Medaljen Republika Srpska, për punën dhe kontributin e shquar në zhvillimin dhe ngritjen e vetëdijes së popullit serb në luftën për liri dhe pavarësi, si dhe për kontributin në forcimin e marrëdhënieve politike dhe miqësore midis Republika Srpska dhe Federatës Ruse.

Dodik tha se është një nder i madh për atë që Lavrov qëndron për vizitë në Republika Srpska, që është rezultat i një bashkëpunimi të mirë. Ai falënderoi qëndrimin parimor të Federatës Ruse për afirmimin dhe respektimin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit.

Ai po ashtu hodhi poshtë pretendimet dhe spekulimet rreth ndikimit të keq të Federatës Ruse në rajon dhe përsëriti se Rusia është mik me të cilin Republika Srpska dëshiron t’i zhvillojë të gjitha llojet e marrëdhënieve, nga ekonomia deri në politikë.

“Ne diskutuam arritjet dhe planet. Republika Srpska në të kaluarën nuk ka lejuar që BeH të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse, sepse mendojmë se ajo është e padrejtë dhe ofendon interesat tona themelore”, tha Dodik, duke shtuar se ata diskutuan se si të bashkëpunojnë më tej në çështjen e eksplorimit të naftës së papërpunuar në Republika Srpska dhe ndërtimin e një impianti të gazit në Zvornik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit