8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Lavrov: Mund të shqyrtohet mundësia për zona të sigurta në Siri

Më të lexuarat

Lavrov ka vënë në pah se propozimi i Donald Trump për zonat e sigurta duket si një hap për lehtësimin e gjendjes së refugjatëve në Evropë dhe me theks të veçantë, në shtetet fqinje të Sirisë

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov, duke folur në lidhje me deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump se “Do të krijojë zona të sigurta në Siri”, ka thënë se mund ta vlerësojnë mundësinë e krijimit të zonave të tilla në koordinim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në konferencë të përbashkët për media pas takimit me kryediplomatin e Eritresë, Osman Muhammed Saleh, Lavrov ka theksuar se deklarata e presidentit Trump për krijimin e zonave të sigurta në Siri do të do të bëhet e qartë gjatë takimeve me Washingtonin zyrtar.

Lavrov ka vënë në pah se propozimi i Donald Trump për zonat e sigurta duket si një hap për lehtësimin e gjendjes së refugjatëve në Evropë dhe me theks të veçantë, në shtetet fqinje të Sirisë.

“Nëse synohen zona në të cilat personat të cilët kanë humbur shtëpitë në Siri mund të jenë të sigurtë për një kohë dhe mund të pranojnë ndihma, atëherë mund të mendohet krijimi i zonave të këtilla në koordinim me Komisariatin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Regugjatë dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, ka theksuar Lavrov.

Lavrov ka nënvizuar se janë të gatshëm për bashkëpunim drejt përmirësimit të gjendjes humanitare në Siri, megjithatë, sipas tij, kjo duhet të bëhet në koordinim me regjimin.

Biseda telefonike Putin-Trump

Shefi i diplomacisë rus Lavrov ka folur edhe në lidhje me bisedën telefonike mes presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe atij amerikan Donald Trump gjatë ditës së shtunë, duke thënë se biseda ka kaluar mirë “në aspekt human dhe politik”.

Sipas Lavrov, Putin dhe Trump gjatë bisedës telefonike kanë shfaqur respekt të ndërsjellë dhe vullnetin e tyre për krijimin e kontakteve në përputhje me interesat kombëtare të dy shteteve. “Biseda nxori në pah fushat për të cilat dy shtetet pajtohen”, ka potencuar Lavrov.

Ndërkaq, ai ka tërhequr vëmendje se bashkëpunimi me SHBA-të nuk ka kufij për sa i përket luftës kundër organizatës terroriste DEASH. “Lufta kundër DEASH-it është prioritet i SHBA-ve dhe Rusisë në arenën ndërkombëtare. Kjo gjë u konfirmua gjatë bisedës telefonike midis Putin dhe Trump. Nëse ka vullnet politik, mendoj se bashkëpunimi nuk ka kufij”, ka thënë Lavrov.

Takimet për Sirinë

Ministri i jashtëm Lavrov është shprehur se nuk janë kundër që në takimet për Sirinë që do të mbahen në Gjenevë opozitarët të përfaqësohen me më shumë se një delegacion.

Duke e theksuar nevojën që grupet që kanë marrë pjesë në takimet në Astana si një delegacion i vetëm të jenë pjesë e procesit politik në Gjenevë, Lavrov tha se “Ne do të parapëlqenim të jemi partner negociues i qeverisë, megjithatë, nuk shohim gjë të keqe që të marrin pjesë më shumë se një delegacion”.

Nga ana tjetër, Lavrov gjithashtu ka thënë se janë të gatshëm të ndihmojnë në luftën kundër DEASH-it në Irak në qoftë se një gjë të tillë e kërkon Bagdadi. Të paktën, siç ka theksuar Lavrov, kjo ndihmë mund të bëhet përmes këmbimit të informacioneve ose në mënyra të tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit