20.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

“Starbucks” do të punësojë 10 mijë refugjatë

Më të lexuarat

Drejtori ekzekutiv i Starbucks Howard Schultz, në një letër drejtuar punonjësve të kompanisë, ka tërhequr vëmendjen se “Janë vënë në pikëpyetje vlerat e premtuara nga “Ëndrra Amerikane”

Pas vendimit të presidencës amerikane e cila ka pezulluar për 90 ditë hyrjen në SHBA të refugjatëve nga Siria dhe ka ndaluar hyrjen e qytetarëve nga shtatë vende muslimane, gjiganti amerikan e kafesë Starbucks ka njoftuar se brenda pesë viteve do të punësojë dhjetë mijë refugjatë në 75 shtete në të cilat zhvillon veprimtarinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori ekzekutiv i Starbucks Howard Schultz, në një letër drejtuar punonjësve të kompanisë, ka tërhequr vëmendjen se “Janë vënë në pikëpyetje vlerat e premtuara nga “Ëndrra Amerikane” dhe se jemi dëshimtarë “të një kohe të paprecedent”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit