6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Largoje zbrazëtinë me punë

Më të lexuarat

Të papunët në jetën e tyre janë ata prej të cilëve zbulohen ligësitë dhe të këqijat në të gjitha aspektet, ngase mendja e tyre është e shpërndarë gjithandej nëpër hambarët e halleve. Frikësoju të qëndruarit në vetmi pa punë e angazhim , ku mund të mbetesh si vetura para përplasjes, pa drejtim, shoferi humbet kontrollin dhe s’është në gjendje të frenojë e të mbajë drejtimin. Atë ditë kur të gjesh kohë të lirë, mos hyr të thellohesh në këtë liri ku edhe mund të ngatërrohesh, por këtë pauzë – sado e shkurtër që të jetë – zëvendësoje me një vepër të frytshme, se ky angazhim të largon nga pushimi vrasës, i cili i ngjan vetëvrasjes me dëshirë, por pa njohje të pasojave. Koha e lirë dhe zbrazëtia e kotë i ngjan dënimit të rëndë e të ngadaltë që praktikohet nëpër burgjet kineze, ku mbi kokat e të burgosurve vihet ujë i ftohtë që rrjedh me një ngadalshmëri të madhe, ku pika pret pikën tjetër dhe pikërisht në mes kohës së pritjeve të pikave të ujit i burgosuri çmendet me një goditje çapërdie të frikshme.

Pushimi për aktivët është sëmundje. Zbrazëtia është spiun i pushimit, kurse mendja është ajo që rrezikohet brenda këtyre luftërave shpirtërore të kacafytura me njëra – tjetrën. Për këtë s’të mbetet gjë tjetër të bësh … prandaj ngrihu menjëherë, adhuroje Allahun tënd dhe me vëmendje të posaçme lexoje fjalën e Tij, e mos rri me ata që e kundërshtuan këtë urdhër. “U pajtuan të mbesin me ata që kundërshtuan” (Kur’an 9:87). Mos rri pa punë, shkruaj diçka edhe nëse është e kotë, ose rregullo bibliotekën tënde nëse ke, pastro dhomën ku je, ose bëj dobi për të tjerët, kështu që s’të mbetet kohë të hamendesh. Në fund të them: There zbrazëtinë me thikën e mprehtë të punës e mjekët e botës ta garantojnë 50% të lumturisë përballë kësaj rrjedhe imponuese.

Veç kaq: shiko bujqit, furrtarët dhe muratorët se si këndojnë me këngët e zogjve në lumturi e rehati, e ti gjendesh në shtratin tënd duke i fshirë lotët dhe duke u mërzitur për shkak se je i kafshuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit