8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Kushtet e pranimit të një vepre

Më të lexuarat

1) Kushtet që një vepër e mirë të pranohet nga Allahu?
a) Personi duhet të adhurojë vetëm Allahun në të gjitha aspektet e adhurimit. Allahu thotë:

“S’ka dyshim se për ata që besuan dhe bënë vepra të mira vendpritje për ta do të jenë Xhenetet e Firdeusit.” (Kehf: 107)
I Dërguari i Allahut alejhi selam thotë: “Thuaj, ‘Besoj në Allahun, pastaj përqëndrohu (qëndro fort në këtë)’.” (Transmeton Muslimi.)
b) Vepra duhet të kryhet vetëm për hatër të Allahut.

Allahu thotë në Kur’an:

“Adhuroje Allahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij.” (Zumer: 2)
I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush thotë ‘la ilahe il Allah’ me sinqeritet do të hyjë në Xhenet.” (Hadithi është i vërtetë. Transmeton Bezari dhe të tjerët.)
c) Vepra e kryer të jetë në përputhje me Sunetin e të Dërguarit të Allahut.

Allahu thotë:
“Ç’ka ju jep Pejgamberi atë merreni e ç’ka ju ndalon përmbahuni (prej saj).” (Hasher: 7)
Muhamedi alejhi selam thotë: “Kush kryen një vepër që nuk është prej fesë sonë, ajo i refuzohet.” (Transmeton Muslimi)
d) Personi nuk duhet të kthehet në kufër (mosbesim) e shirk (politeizëm), sepse kjo shkakton fshirjen e veprave të mira.

Allahu thotë: “Nëse i bën shok Allahut veprat tuaja janë të asgjësuara dhe ti do të jesh prej të humburve.” (Zumer: 65)
2) Nijeti (qëllimi)
– Nijeti (qëllim) është një nga elementet kryesorë që një vepër e mirë të pranohet prej Allahut. Ai duhet të jetë vetëm për të arritur Kënaqësinë e Allahut me anë të asaj vepre. Vendi i nijetit është zemra. Nuk lejohet që nijeti të shqiptohet (me përjashtim të nijetit të haxhit dhe umres) sepse i Dërguari i Allahut alejhi selam dhe shokët e tij nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Allahu i Madhëruar thotë:

“Dhe nëse ju e mbani të fshehtë fjalën tuaj, apo e nxirrni hapur atë, padyshim që Ai është i gjithëditur për gjithçka në gjokse (të njerëzve).” ( Mulk: 13)
I Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam, për këtë ka thënë: “Veprat vlerësohen sipas nijetit (qëllimit). Çdo personi i takon ajo që ka pasë për qëllim …”5 (Transmeton Buhari dhe Muslimi.)

Shiko komentin e këtij hadithi në librin “Komentimi i 40 haditheve”.

Muhamed Xhemil Zejno

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit