15.2 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Kush do të marrë postin e presidentit të Iranit?

Më të lexuarat

Ç’pritet të ndodhë në pushtetin e vendit shiit pas vdekjes së Raisit

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian vdiqën të dielën, më 19 maj, në një aksident me helikopter.

Gjatë 50 ditëve të ardhshme, këshilli i përbërë nga nënkryetari i parë, kryetari i parlamentit dhe kreu i gjyqësorit duhet të sigurojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Neni 131 i Kushtetutës së Iranit parashikon se, në rast vdekjeje ose sëmundjeje të presidentit actual pason ky zhvillim:

“Në rast të vdekjes, largimit, dorëheqjes, mungesës ose sëmundjes së presidentit për më shumë se dy muaj, ose në rast se presidentit i ka skaduar mandati dhe nuk është zgjedhur ende presidenti i ri për shkak të ndërhyrjes, zv/presidenti i parë merr përsipër të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë….

Zv/presidenti i parë është i detyruar të sigurojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale në kohën më të shkurtër të mundshme, brenda një afat prej 50 ditësh”, thuhet në nenin e sipërpërmendur.

Raisi u zgjodh president i Iranit në vitin 2021 pasi fitoi një fitore dërrmuese, duke mbledhur 17.9 milionë vota nga 28.9 milionë votues. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit