4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kurtulmus drejton mbledhjen e Këshillit të Lartë të Turqisë për Luftën Kundër Narkotikëve

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus tha se lufta kundër narkotikëve është një çështje e përbashkët e gjithë shoqërisë…

Këshilli i Lartë i Turqisë për Luftën Kundër Narkotikëve është mbledhur nën kryesimin e Zëvendëskryeministrit Numan Kurtulmus.

Në prononcimin e tij të bërë para mbledhjes Numan Kurtulmus tha se lufta kundër narkotikëve është një çështje e përbashkët e gjithë shoqërisë.

“Kërkojmë që mediat dhe shoqëritë civile ti përshpejtojnë punimet për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me këtë çështje”, deklaroi Kurtulmus.

“Lufta kundër narkotikëve nuk është çështje vetëm e një vendi apo rajoni, por është përgjegjësi humanitare nën përgjegjësinë e përbashkët. Kjo luftë është detyrë e opinionit publik. Në të njëjtën kohë është obligim i ynë dhe një detyrë kombëtare. Jemi të obliguar që këtë ta bëjmë me të gjitha shtresat e shoqërisë në frymën e mobilizimit kombëtar. Kërkojmë nga sektori privat mediatik që të përshpejtoj punimet që do të rrisin ndërgjegjësimin e luftës kundër narkotikëve”, bëri të ditur Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit