10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kurani dhe Shkenca – Mbështjellja e kockave me muskuj

Më të lexuarat

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i informacionit të dhënë në vargjet e Kur’anit janë fazat e zhvillimit të qënies njerëzore në barkun e nënës. Në ato vargje thuhet se kockat zhvillohen të parat dhe pastaj muskujt të cilët mbështillen rreth tyre:

Më pas atë pikë ujë e bëmë copë gjaku, e atë gjak të mpiksur e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, dhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër. I Lartë është Allahu, më i Miri Krijues.
(Sure El-Mu’minun: 14)

Embriologjia është ajo degë e shkencës që studion zhvillimin e embrionit. Deri pak kohë më parë embriologët supozonin se kockat dhe muskujt tek embrioni zhvilloheshin njëkohësisht. Por, kërkimet e avancuara mikroskopike të kryera në sajë të zhvillimeve të reja teknologjike, kanë treguar se Kur’ani është fjalë për fjalë i saktë.
Këto vëzhgime në nivel mikroskopik treguan se zhvillimi brenda barkut të nënës ndodh në të njëjtën mënyrë të përshkruar nga vargjet e Kur’anit . Së pari, kockëzohet indi kërcor. Pastaj qelizat muskulare që seleksionohen nga indi rreth kockave bashkohen dhe mbështjellin kockat.
Kjo ngjarje është shpjeguar në një botim shkencor të titulluar Njeriu në Zhvillim me këto fjalë:
Forma e skeletit përcakton pamjen e përgjithshme të embrionit gjatë javës së 7-të; muskujt nuk zhvillohen në të njëjtën kohë por zhvillimi i tyre ndodh menjëherë pas kësaj. Muskujt zënë pozicion rreth kockave në të gjithë trupin dhe veshin kështu kockat. Kështu, muskujt marrin format dhe strukturat e tyre të njohura… Faza e veshjes së muskujve ndodh gjatë javës së 8-të… 70)
Shkurtimisht, fazat e zhvillimit të njeriut të shpjeguara në Kur’an janë në harmoni të plotë me zbulimet e embriologjisë moderne.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit