9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Kur të godet vështirësia” – një shkrim briliant nga hoxha Ekrem Avdiu

Më të lexuarat

Vëlla musliman,

Në mirëqenie gojën e ke plot madhërim të Allahut. Mendon dhe flet se si Allahu ndihmon dhe përkrah, se si begaton, shpërblen dhe jep bereqet. Por, në momentin që ndodhesh në krizë, në vend se këtë mendim për Allahun ta kesh më të fuqishëm, në vend se të mendosh ti mbështetesh Atij edhe më tepër, ti mendon të gjesh zgjidhje vet. Mendon të trokasësh dyer tjera. Ndoshta mendja jote në një heshtje thotë se Allahu nuk ka zgjidhje për krizën tënde.

Vëlla i dashur,

Ke dëgjuar dhe lexuar për dhjetëra e qindra raste se si Allahu i ka nxjerrë robërit e Vet nga kriza e vështirësi shumë më të thella se ajo jotja, por tash që vet je ngushtë, mendon se kjo e jotja është më specifike, më e pazgjidhshme. Brengat tua sikur thonë se Allahu nuk do të merret me ty tani, kështu që, përvishi mënget dhe gjej një zgjidhje, përndryshe mbete…
Vështirësia është e mirë kur na afron më tepër tek Allahu, kur na bën ti lutemi Atij më tepër dhe më përzemërsisht, kur na bën të mendojmë se nëse Allahu na ka dhënë kur kemi qenë rehat, tani do të na japë edhe më. Por, kujdes, nëse kriza në të cilën ndodhesh, të shtyn të mendosh për të hapur një derë të haramit, dija se ajo është mallkim. Dhe je pikërisht ti ai që sprovën e shndërrove në dështim.

Vëllau im i shtrenjtë,

Andaj, mos lejo që asnjë pëshpëritje djallëzore të të luhasë, të të bëjë të mendosh keq për Allahun, për fenë dhe dispozitat e Tij. Mos u bëj sikur ai për të cilin flet Kur’ani:

`Ka nga njerëzit që adhuron Allahun me mëdyshje (luhatshëm), nëse e godet ndonjë e mirë ai qetësohet me të, por nëse e godet ndonjë e pakëndshme ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai i ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë.` (Haxh, 11)

Për të mos lejuar që të ndodhë kjo, duhet edhe më tepër durim dhe më shumë mbështetje në Allahun, duke menduar mirë për Të.

Qofsh i bekuar!

Hoxhë Ekrem Avdiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit