9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kur është transmetuar përmendja e frutave në Kuranin Fisnik?

Më të lexuarat

Të dashur lexues, le të shikojmë me kujdes këte ajet: “Vërtet, edhe te bagëtitë për ju ka shenja (për të medituar): ju pini atë që gjendet në barkun e tyre, hani mishin e tyre, nxirrni shumë dobi të tjera.”, dhe para tij, dy të tjerë që përmendin frutat: “Nëpërmjet tij (ujit), Ne bëjmë për ju kopshte hurmash dhe rrushi, ku ka shumë fruta për të ngrënë.”, “si dhe pemën (e ullirit) që rritet në malin e Sinait e që u jep vaj dhe mëlmesë, atyre që e hanë. “ (Mu’minûn, 19-21)

Ky është një rregull ushqimor (dietik) kuranor i rëndësishëm, ku frutat, gjithmonë konsumohen përpara mishit dhe nënproduktet me prejardhje shtazore dhe jo e kundërta.

Gjithashtu, frutat përmenden në suren El—Uakia: “e me fruta të cilat do t’i zgjedhin vetë, dhe mish shpendësh që ua ka ënda. “ (20—21), dhe në suren Et-Tur, 22): “Dhe do t’ua zgjerojmë dhuntitë atyre me fruta dhe mish, si ua ka ënda. “

Prej rregullave kuranore, të cilat ndihmojnë në forcimin e hormonit “milatonin”, (i cili rrit imunitetin) gjejmë konsumimin e ushqimit në kohët e namazeve (pas tyre), madje qoftë edhe një kokërr hurme, dhe pas saj një gotë ujë pas çdo namazi. Allahu xh.sh. thotë: “O bijtë e Ademit, vishuni përshtatshëm kudo dhe kurdo që të faleni! Hani e pini, por mos e teproni, se Ai nuk i do ata që e teprojnë.” (El – A’raf, 31).

Me mirësinë e Allahut, nëpërmjet studimeve dhe konstatimeve tona kemi gjetur se periudha më e përkryer, për përmirësimin e shëndetit të sëmurëve me kolitin, alergjinë e hundëve, kraharorit, lëkurës dhe sëmundjeve infektive, është konsumimi i frutave përpara nënprodukteve me prejardhje shtazore, të paktën për një periudhë tre mujore, duke përdorur “ekstraktet” e vajrave bimore. Kjo mënyrë i ndihmon ata në forcimin dhe ndërtimin e organeve të shëndosha.

Suksesi dhe shërimi është në dorë të Allahut!

Dr. Xhemil Elkudsij

————————-

Burimi:

www.balancecure.org

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit