5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ku e ka burimin koronavirusi që ka futur në ankth Kinën e jo vetëm?

Më të lexuarat

Gjarpërinjtë apo lakuriqët e natës, dyshohet se janë ato që u kanë transmetuar njerëzve në Kinë një lloj virusi vdekjeprurës që tashmë është përhapur në shumë vende të botës dhe ka vrarë të paktën 17 njerëz.

Sëmundja u raportua për herë të parë në dhjetor në Ëuhan, një qytet në Kinën qendrore. Shkencëtarët në Kinë hulumtuan mostrat e virusit, përcaktuan kodin e tij gjenetik dhe e fotografuan duke përdorur mikroskop. Patogjeni përgjegjës për këtë pandemi është padyshim një lloj i ri virusi, i emërtuar më pas si koronavirus.

Koronaviruset ngjajnë me SARS-in dhe MERS-in. Të dyja kanë vrarë qindra njerëz në 17 vitet e fundit.

Emri i koronës iu dha këtij virusi për nga forma e tij, i cili, kur shikohet përmes mikroskopit elektronik, ngjan me një kurorë ose një koronë diellore.

Koronaviruset transmetohen nga ajri dhe infektojnë sistemin e sipërm të frymëmarrjes. Megjithëse shumica e koronavirusëve shkaktojnë simptoma të buta të ngjashme me gripin, SARS dhe MERS infektojnë si traktin e sipërm dhe atë të poshtëm të frymëmarrjes dhe mund të shkaktojnë sëmundje të rënda të frymëmarrjes dhe komplikime të tjera që mund të çojnë në vdekje.

Koronavirusi i ri ka simptoma të ngjashme me SARS dhe MERS, dhe vlen të theksohet se vaksina është ende në ndërtim e sipër dhe mund të jetë në dispozicion brenda vitit.

Të dyja, SARS dhe MERS, janë sëmundje virale zoonotike, që do të thotë se pacienti i parë infektohet me kafshën. Kujtojmë se ishin lakuriqët ato që transmetuan te njerëzit SARS-in dhe MERS-in, ndërkohë që dhe lulet e maceve, por edhe devetë, ishin hosti “i ndërmjetëm” midis lakuriqëve dhe njerëzve.

Koronavirusi i ri infektoi për herë të parë njerëzit që ose punonin ose ishin klientë në një treg lokal peshku në Wuhan, aty shiten pula, gomerë, dele, derra, deve, deri dhe minj, iriq dhe gjarpërinjtë (si dhe mishin e tyre).

Shkencëtarët sapo kanë publikuar një studim në revistën Medical Virology, ku ata bënë një analizë dhe krahasuan sekuencat gjenetike të koronavirusit të ri me viruset e tjera të njohura nga kjo “familje”.

Zbulimi i parë ishte se virusi i ri ishte më i ngjashëm me virusin SARS që u transmetua te njerëzit nga lakuriqët.

E, duke kryer një analizë më të detajuar bioinformatike të sekuencës së virusit të ri, shkencëtarët zbuluan se kodet proteinike të këtij koronavirusi ishin më të ngjashmet me virusit që gjendet tek gjarpërinjtë.

Ajo që përbën një mister është se si virusi është përshtatur aq mirë (në të njëjtën kohë) te kafshët me gjak të ngrohtë dhe me gjak të ftohtë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit