16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kryetari i Butelit akuzon MPB dhe nuk tërhiqet nga vendimi për kryqin

Më të lexuarat

Kryetari i komunës së Butelit, Petre Latinovski i bëri thirrje Ministrisë së Brendshme që të lirojë hapësirën në rreth-rrotullimin në Butel, ku sipas tij, aktivistët e BDI-së janë ngujuar me tenda kundër ndërtimit të kryqit gjigant.

Ai reagoi se MPB nuk arriti që të parandalojë prishjen e rendit dhe qetësisë.
“Ministri teknik Oliver Spasovki mbrëmë nuk kreu punën për të cilën merr rrogë nga qytetarët. Ai nuk arriti të parandalojë uzurpimin e hapësirës në komunën e Butelit”, theksoi Latinovski.
Ai tha se nuk tërhiqet nga vendimi për vendosjen e kryqit, pasi që ai vendim është sjellë nga këshilli komunal dhe ka qenë legjitim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit