9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kryengritësit sirianë shpallin një fitore të rëndësishme

Më të lexuarat

Aktivistët në Siri thonë se forcat kryengritëse kanë marrë kontrollin e një objekti për mbrojtjen nga ajri dhe kanë sulmuar një aeroport ushtarak në lindje të vendit.

Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se sulmet ndodhën në qytetin al-Bukamal në provincën Deir al-Zor pranë kufirit me Irakun. Ky grup monitorues tha se rebelët kapën 16 pjesëtarë të personelit të mbrojtjes nga ajri gjatë sulmit të tyre ndaj objektit ushtarak.

Një zyrtar i organizatës i tha agjencisë franceze të lajmeve se marrja e kontrollit të ndërtesës së mbrojtjes nga ajri ishte një goditje e rëndësishme për forcat rebele.

Grupi tha se sulmi ndaj aeroportit ushtarak Hamdan ka nxitur përleshje të dhunshme me forcat qeveritare. Luftëtarët e opozitës kanë kryer ditët e fundit një fushatë që ka pasur si objektiv fuqinë ajrore të qeverisë. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit