4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kryeministri belg, Michel: Moment i errët për kombin tonë

Më të lexuarat

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, tha se sot është moment i errët për Brukselin, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Michel organizoi një konferencë shtypi në lidhje me sulmet në aeroportin e Bruksel-it dhe Stacionin e Metros Maelbeek. “Ndodhi ajo që kishim frikë. Ky është moment i errët për kombin tonë. Duhet të jemi të gjakftohtë dhe të solidarizuar”, tha Michel.

Michel i cili tha se në sulme kanë humbur jetën dhe janë plagosur një numër i madh i personave, theksoi se disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë për jetën.

Duke njoftuar se janë rritur masat e sigurisë në mbarë vendin dhe janë vendosur një numër i madh ushtarësh në Bruksel, ai theksoi se nuk kanë informacion në lidhje me atë se sulmi ka të bëjë me arrestimin e një ndër të dyshuarve të sulmit të Paris-it, Salih Abdusselam.

Prokurori i Belgjikës Frederic Van Leeuw, tha se “janë kryer 3 sulme terroriste, ku të paktën ai në aeroport ishte sulm vetëvrasës”.

Dy sulme kanë ndodhur në orët e mëngjesit në aeroportin e Brukselit dhe një tjetër në stacionin e metrosë Maelbeek e cila gjendet në 500 metra në largësi nga godinat qendrore të BE-së. Sipas mediave lokale në të dyja sulmet të paktën 23 persona kanë humbur jetën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit