16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kriza etike ne boten bashkekohore

Më të lexuarat

Alasdair MacIntyre

Imagjinoni sikur shkencat natyrore do të vuanin nga efektet e një katastrofe. Një seri fatkeqësish natyrore për të cilat janë përgjegjës shkencëtarët sipas publikut. Rebelimi në masë ka nisur, laboratorët po digjen, shkencëtarët po linçohen, librat dhe instrumentet e tyre po shkatërrohen. Më në fund një lëvizje politike Di Kurrgjë ka marrë pushtetin dhe në mënyrë të suksesshme ka shfuqizuar mësimin e shkencës në shkolla dhe universitete si dhe ka burgosur dhe ekzekutuar pjesën e mbetur të shkencëtarëve. Më vonë ka një tjetër reaksion kundrejt kësaj lëvizje destruktive dhe njerëzit e iluminuar kërkojnë të rigjallërojnë shkencën, gjithsesi ato kanë harruar në masë se çfarë qe ajo. Por gjithçka që ato zotërojnë përmblidhet në disa fragmente; një dije e eksperimenteve e pavarur nga çdo dije apo kontekst teorik që i jep atyre një kuptim; pjesë të teorive të palidhura as me pjesët e tjera që ato posedojnë apo që kryejnë eksperimente; instrumentet përdorimi i të cilave është harruar; gjysmë kapituj librash, faqe të vetme nga artikujt, që nuk janë përherë të lexueshme për shkak të prishjes apo djegies. Gjithsesi të gjithë këto fragmente janë riinkorporuar në një set praktikash që cilësohet nën emrin e ringjallur të fizikës, kimisë dhe biologjisë. Të rriturit argumentojnë me njëri tjetrin sa i takon meritave respektive të teorisë së relativitetit, teorisë së evolucionit dhe teorisë së flogistonit, ndonëse ato kanë në zotërim vetëm një pjesë shumë të vogël të gjithsecilës prej tyre. Fëmijët mësojnë përmendësh pjesët e mbetura të një tabele periodike dhe recitojnë si fjalë magjike disa prej teoremave të Euklidit. Askush, apo thuajse askush, nuk arrin të kuptojë se ajo që po kryen nuk është një shkencë natyrore në asnjë lloj mënyre. Duke qenë se gjithçka çfarë thonë apo kryejnë është konform disa kanoneve të caktuara të konsistencës dhe koherencës dhe ato kontekste që duhet të ishin të nevojshme për t’i dhënë kuptim asaj që ato po kryejnë kanë humbur, ndoshta në mënyrë të pakthyeshme.

Në një kulturë të tillë njerëzit do të përdornin shprehjet të tilla si “neutron”, “masë”, “gravitet specifik”, “pesha atomike” në mënyrë sistematike dhe shpesh herë në mënyrë ndërlidhëse që nuk do të na ngjante në të njëjtën masë me mënyrën se si këto terma qenë përdorur nga dija shkencore përpara se të zhbëhej. Por shumë prej besimeve të supozuara se janë përdorur nga përdorimi i këtyre shprehjeve do të kenë humbur dhe atje do të na shfaqet një element i arbitraritetit dhe madje i zgjedhjes në aplikimet e tyre që do të na duket tejet surprizues për ne. Ajo që ne na duket si premisë rivale dhe garuese për të cilën nuk mund të japim një argument të mëtejshëm mund të gëlojë. Teoritë subjektive të shkencës do të shfaqen dhe do të kritikohen nga ato që besojnë se nocioni i të vërtetës përfshihet në atë çfarë ato e marrin si shkencë dhe që ka qenë e papërshtatshme me subjektivizmin.

Kjo botë e mundshme imagjinare është e ngjashme me disa botë imagjinare që shkrimtarët e fantashkencës kanë shkruar shpesh. Ne mund ta përshkruajmë atë si një botë në të cilën gjuha e shkencave natyrore, apo pjesë të saj më së paku, vazhdojnë të përdoren por ato mbeten në një çrregullsi të rëndë. Ne mund të vëmë re se në këtë botë imagjinare filozofia do të ishte në kulmin e saj, e kurrë nuk do të dëshmonte faktin e një çrregullsie të tillë. Sa i takon nëse do të lulëzonin teknikat e filozofisë analitike, nuk do të dëshmonin faktin e një çrregullsie të tillë. Filozofia analitike do të qe e aftë të ndriçonte strukturat konceptuale të asaj çfarë qe marrë si mendim shkencor dhe diskurs në botë imagjinare pikërisht në mënyrën se si ajo e ndriçon ekzaktësisht strukturën konceptuale të shkencave natyrore.

Edhe një herë as fenomenologjia apo ekzistencializmi nuk do qenë të aftë të shquanin saktësisht diçka të gabuar. Të gjitha strukturat e qëllimeve do të qenë njësoj siç janë sot. Qëllimi i furnizimit të një baze epistemologjike për këtë simulakrë të rreme të shkencave natyrore nuk do të ndryshonte në termat fenomenologjik nga detyra e parashikuar aktualisht. Një Huserl apo një Merleau-Ponty, do të mashtrohej po aq sa një Strawson apo një Quine.

Cili është qëllimi i ndërtimit të kësaj bote imagjinare të banuar nga pseudo-shkencëtarë imagjinarë dhe realë, filozofi gjenuine? Hipoteza të cilën dua ta parashotrojë është se në botën në të cilën ne jetojmë dhe ku kemi strukur edhe gjuhën e parimeve morale është në të njëjtën situatë si gjuha e shkencave natyrore në botën imagjinare që përshkrova më sipër. Çfarë ne posedojmë, nëse kjo pikëpamje është e saktë, janë fragmentet e një skeme konceptuale, pamje së cilës i mungon konteksti prej së cilës derivon kuptimi i tyre. Në të vërtetë ne posedojmë simulakrën e virtyteve, ne vazhdojmë të përdorim shumë prej shprehjeve kyçe. Por kemi humbur në mos plotësisht në masë të madhe, kuptimin, si teorik ashtu edhe praktik, ndaj virtytit.

(Fragment nga libri “After Virtue” Alasdair MacIntyre)

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit