5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Krasniqi: Së bashku kundёr krimit tё organizuar dhe korrupsionit

Më të lexuarat

Krasniqi: Së bashku kundёr krimit tё organizuar dhe korrupsionit

Një ndër shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: sundimi i drejtёsisё, rendit dhe ligjit dhe lufta kundёr krimit tё organizuar dhe korrupsionit

1.Sundimi i drejtёsisё, rendit dhe ligjit
Në kuadër të programit të Partisë FJALA është edhe sundimi drejtësisë, i rendit dhe ligjit, qëllimi i FJALËS është që në tërë territorin e Republikës së Kosovës të sundojë, rendi dhe ligji, ne do të angazhohemi për një shtet të drejtë, ligjor dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, duke u kujdesur për sigurinë dhe për respektimin e lirisë dhe të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime.
1.1 Lufta kundёr krimit tё organizuar dhe korrupsionit
Raportet vendore dhe ndërkombëtare flasin për shkallën e të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit andaj FJALA ndër synimet kryesor e ka luftën kundёr krimit tё organizuar dhe luftën kundёr korrupsionit, ne do tё punojmë me qёllim qё drejtёsia, rendi dhe ligji tё bёhen shtylla kryesore nё zhvillimin e njё jete mё tё sigurtё dhe mё tё qetë pёr tё gjithё qytetarёt e Kosovёs.

Ne mendojmë se nuk mund të kemi luftë kundёr krimit tё organizuar dhe kundёr korrupsionit në qoftë se nuk do të kemi zhvillim dhe riorganizim në sistemin gjyqёsor dhe prokurorial si dhe zhvillim dhe riorganizim në sektorin e sigurisё, Policisё dhe Agjencisё Kosovare tё Intelegjencёs.

FJALA 29
Gëzim Kelmendi 1
Fatlum Krasniqi 17

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit