9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

KONFLIKTI/ Ish-shefi i Mossad-it: Pse aneksimi i Luginës Jordan s’është në interes të Izraelit

Më të lexuarat

Gjenerali izraelit dhe njëherësh ish-shefi i Mossad-it, Danny Yatom, kritikoi qëllimin e politikës së Tel Avivit për të aneksuar Luginën Jordan, siç parashihet kjo dhe në të ashtuquajturën “Marrëveshja e Shekullit” të Trump. Ai beson se çdo aneksim i Luginës Jordan ose ndonjë pjesë e zonës C ose ndonjë zonë në Bregun Perëndimor do të ketë pasoja negative afatgjata për Izraelin. Në një intervistë për gazetën izraelite Maariv, Danny Yatom kujtoi se ai mbështeti okupimin e Luginës së Jordanit nga Yitzak Rabin, por se ai “kurrë nuk ndërmori një veprim të njëanshëm, pasi siç thotë, kryeministri i atëhershëm i Jordanisë e bëri të qartë se çdo veprim i njëanshëm do të ishte shumë i rrezikshëm për të gjithë rajonin”.

Yatom, i cili dha dorëheqjen si shef i Mossad-it pas tentativës të pasuksesshme të ekzekutimit të Khalid Mishal në 1997, paralajmëroi se “aneksimi i 20% i Bregut Perëndimor do të përkeqësonte më tej marrëdhëniet me Autoritetin Palestinez dhe madje mund të çonte në shembjen e Autoritetit Palestinez. Ndoshta situata do të përshkallëzohej për aq kohë sa ushtria kap kontrollin mbi të gjithë Bregun Perëndimor. Porse vendosja e kontrollit të plotë ushtarak mbi territorin e banuar nga 2.6 milion palestinezët është në kundërshtim me interesat e Izraelit.”

Ai kujtoi gjithashtu se jordanezët janë të lidhur fort me banorët e Bregut Perëndimor, se ata kanë lidhje të forta familjare dhe se mbreti jordanez nuk do të jetë në gjendje të vëzhgojë paqësisht lëvizjet e njëanshme të qeverisë izraelite.

Yatom mendon se do të ishte më mirë që Izraeli ta kthejë Luginën e Jordanit në sovranitetin e Jordanisë, por me kushtin që të vendoset një kontroll i përbërë nga forcat ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA në anën jordaneze për të parandaluar kontrabandën e armëve nga palestinezët.

“Së shpejti, ushtria izraelite mund të vendosë të rimarrë të gjithë Bregun Perëndimor, pasi vendimi për të aneksuar Luginën Jordan do të shkaktojë protesta masive nga palestinezët dhe do të dobësojë mbretërinë jordaneze për shkak të përhapjes së gjendjes anarkike që mund të çojë në ndikimin iranian. Në këtë rast, Jordani do të bëhet qendër për pro-iraniane”, përfundoi Yatom. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit