7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

“Komuniteti ndërkombëtar nuk e shihte ‘si një pasuri’ për të ndërhyrë” – thirrje për bojkot ndaj Mianmarit

Më të lexuarat

Konferenca ndërkombëtare për mbrojtjen dhe përgjegjshmërinë në Mianmar e mbajtur në New York me pjesëmarrjen e aktivistëve Rohingya, njohësve të gjenocidit dhe zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka bërë thirrje për bojkotimin e Mianmarit për shkak të akuzave për spastrim etnik lidhur me këtë vend.

Konferenca ndërkombëtare theksoi gjenocidin pas dhunës dhe persekutimeve të Mianmarit ndaj muslimanëve Rohingya.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së po ashtu u kritikua për mosmarrjen e një hapi serioz ndaj pengimit të Rusisë dhe Kinës, në përbuzjen e raportit të OKB-së të vitit 2018 që dokumentonte gjenocidin mbi muslimanët e shtetit Rakhine nga Mianmari.

Të pranishmit në konferencë paralajmëruan se gjenocidi i nxituar kishte qenë i hapur, por nuk u ndërmorën masa për ta parandaluar atë. Më tej, ata edhe paralajmëruan se komuniteti ndërkombëtar përsëri nuk reagon ndaj dhunës, e cila mund të çojë në një gjenocid tjetër.

Duke folur në konferencë, aktivistet femra deklaruan se ushtria e Mianmarit po përdorte përdhunimin si një armë kundër grave muslimane në Rakhinë dhe se fëmijët e tyre janë djegur para syve të tyre.

Në konferencë po ashtu u theksua se edhe pse njerëzit më të persekutuar në Mianmar ishin muslimanët e shtetit Rakhinë, pakicat tjera etnike si ato Karen, Kachin dhe Shan, po ashtu ishin shënjestër e ushtrisë.

Konferenca i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe kompanive për bojkot dhe të marrin masa kolektive kundër qeverisë së Mianmarit.

“Komuniteti ndërkombëtar nuk e shihte ‘si një pasuri’ për të ndërhyrë”

Zaeem Ibrahim, një profesor hulumtues në Institutin e Studimeve Strategjike, Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane dhe një anëtar i lartë në Qendrën për politikat globale në Washington, shpjegoi se çfarë e nxiti atë të shkruajë librin e tij “Rohingya-t: Gjenocidi i fshehtë i Mianmarit”. Duke folur për AA, ai tha se filloi të hulumtonte rreth muslimanëve Rakhinë, e kuptoi se nuk kishte libra rreth tyre dhe e shkroi librin e tij në vitin 2016.

Ibrahim tha se të gjithë e dinin se ajo që po ndodh në Mianmar ishte “një gjenocid i ngadalshëm” për dekada të tëra.

“Autoritetet e Mianmarit besojnë se ata mund të heqin qafe muslimanët Rohingya një herë e përgjithmonë”, u shpreh Ibrahim.

Siç tha ai, arsyeja për mungesën e “oreksit” të komunitetit ndërkombëtar ishte se ata nuk e shihnin “si një pasuri për të ndërhyrë në të vërtetë”.

“Nuk kishte motivim për komunitetin ndërkombëtar, për fuqitë e mëdha që të ndërhyjnë në këtë situatë. Populli Rohingya nuk është i rëndësishëm për askënd. Ata nuk janë të rëndësishëm për OKB-në, SHBA-të apo edhe botën muslimane”, deklaroi Ibrahim.

Ai tha se nuk ka zgjidhje të vetme për krizën në Rakhinë, ndërsa autorët dhe organizatorët e këtij gjenocidi, tha ai, duhet të mbahen përgjegjës. Ai shtoi se dhënia e shtetësisë për muslimanët Rohingya po ashtu duhet të përshtatet nga komuniteti ndërkombëtar.

“Këta njerëz shumë të cenueshëm. Ju nuk keni një komb, një shtetësi, ju nuk i përkisni askujt, ju jetoni në një kamp refugjatësh. Pastaj, kur ju e dini se do të vdisni në atë kamp refugjatësh dhe më pas fëmijët tuaj po ashtu do të jetojnë këtu si lypës dhe të gjithë do të vdesin në kampin e refugjatëve”, theksoi Ibrahim.

Persekutimi i popullit Rohingya

Populli Rohingya, i përshkruar nga Kombet e Bashkuara (OKB) si njerëzit më të persekutuar në botë, është përballur me frikën e rritur të sulmeve, pasi dhjetëra u vranë në dhunën e vitit 2012.

Sipas një raporti të Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit Ontarios (OIDA), që nga 25 gushti i vitit 2017, rreth 24 mijë muslimanë Rohingya janë vrarë nga forcat shtetërore të Mianmarit.

Më shumë se 34 mijë Rohingya u hodhën në zjarr ndërsa mbi 114 mijë të tjerë u rrahën, tha raporti i OIDA-s, i titulluar “Migrimi i detyruar i popullit Rohingya: Përvoja e patreguar”.

Raporti tha se rreth 18 mijë gra dhe vajza Rohingya u përdhunuan nga ushtria dhe policia e Mianmarit si dhe mbi 115 mijë shtëpi Rohingya u dogjën dhe 113 mijë të tjera u vandalizuan.

Sipas Amnesty International, më shumë se 750 mijë refugjatë Rohingya, kryesisht fëmijë dhe gra, u larguan nga Mianmari dhe kaluan në Bangladesh, pasi forcat e Mianmarit nisën një goditje ndaj komunitetit pakicë musliman në gusht të vitit 2017.

OKB ka dokumentuar përdhunime në masë, vrasje, përfshirë foshnja dhe fëmijë të vegjël, rrahje brutale dhe zhdukje të tjera të kryera nga forcat shtetërore në Mianmar. Në një raport, hetuesit e OKB-së thanë se shkeljet e tilla mund të kenë përbërë krim kundër njerëzimit./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit