Komentet shqetësuese të jashtëligjshme?

0
48

Arizona, si dhe pjesa më e madhe e shteteve amerikane kanë ligjet për komunikimin elektronik të cilët kryesisht janë krijuar në kohën e ky komunikim bëhej përmes telefonit ose telegrafit.

Propozimi i amandamentimit të këtij ligji në dhomën përfaqësuese të këtij shteti po mundohet që përmbajtjen e ligjit ta zgjeroj edhe në komunikimin përmes internetit, por në mënyrën të cilën shumë kush po e sheh si shkelje të së drejtës së të shprehurit.

Kështu maltretimi përmes SMS-ve dhe MMS-ve në mënyrë eksplicite përmendet si vepër e denueshme, por po ashtu do të trajtohen edhe komentet e pakëndshme ose shqetësuese ndaj dikujt në Facebook ose Twitter. Kritikuesit e ligjit problemin e shohin në mënyrën në të cilën është i shkruar ligji kështu që lë hapësirë për gjykimin individual të asaj çka mund të konsiderohet shqetësuese ose ofenduese në shkrimin e ndokujt nëpër shërbimet publike, e nga çka varet nëse për këtë do të jepet llogari para gjykatës ose jo.

Përkundër kritikave, ligji ka përkrahjen si të republikanëve po ashtu edhe të demokratëve në dhomën përfaqësuese të Arizonës dhe pritet që së shpejti do ti shkoj guvernatorit për nënshkrim. Që gjërat të jenë edhe më interesante, edhe 30 shtete federale amerikane janë duke përgatitur ligje të ngjashme.