8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Koinçidenca: ministrja nga Emiratet e Bashkuara eleminon Sebastian Kurz nga libri Guinnes

Më të lexuarat

Një koniçidencë e fatit ka bërë që një femër e mbuluar të eliminojë nga futja në Guinnes, ministrin e Jashtëm austriak, njeriun që i ka shpallur luftës shamisë, Sebastian Kurz.

Shamma Bint Suhail Faris Al Mazrui, ministre e Shtetit për Çështjet Rinore të Emirateve të Bashkuara, sapo është bërë pjesë e librit të rekordeve Guinnes duke u zgjedhur e tillë, pra zyrtare qeverie, në moshën 22-vjeçare. Ajo sot është 23.

Dhe për më tepër, Al Mazrui ia morri këtë titull ministrit të jashtëm austriak, Sebastian Kurz, i cili e fitoi atë në moshën 27-vjeçare. Kurz shkaktoi reagime të forta pak javë më parë, kur deklaroi se vajzat dhe gratë me shami paguhen për të mbajtur një të tillë. E tashëm, një vajzë me shami e eleminoi nga gara për librin Gines.

Gjithashtu, ajo eleminoi edhe Aida Haxhialiç, e cila ishte 26 vjeç, kur u caktua ministre e Arsimit në Suedi.

Në vitin 2016, Shamma Al Mazrui ishte 22 vjeç kur u emërua ministre e Shtetit për Çështjet Rinore në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në atë kohë ajo u bë ministrja më e re në botë.

Shamma ka lindur dhe është rritur në Abu Dhabi. Ajo mori diplomën e saj BA në Ekonomi nga NYUAD, pastaj u diplomoi në Master të Politikave Publike në Universitetin e Oksfordit në 2015.

Ajo është studentja e parë në Emiratet Bashkuara që është përfituese e Bursës Rhodes, një çmim pasuniversitar që mbështet studentë të jashtëzakonshëm nga e gjithë bota për studime në Universitetin e Oksfordit.

Al Mazrui gjithashtu ka punuar privatisht për fondin sovran të Abu Dhabit, si ndërlidhëse me Ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe në Uashington DC dhe si analiste e politikave publike në misionin diplomatik të Kombeve të Bashkuara.

E ardhmja për Al Mazrui është me të vërtetë e ndritshme, pasi ajo ka vendosur një shembull ndërkombëtar të përfaqësimit të të rinjve në nivelin më të lartë qeveritar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit