5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Khabib e shkatërron McGregorin përsëri

Më të lexuarat

Khabib Nurmagomedov e ka mundur Conor McGregorin edhe një herë, kësaj radhe jashtë kafazit të UFC-së, në rrjetin social Twitter, duke ia kujtuar se paratë vijnë dhe shkojnë, por nderi që ai e humbi atë natë nuk do t’i rikthehet më, pasi irlandezi e talli Khabibin për gjobën pas luftës së tyre vitin e kaluar. Khabibi u ofendua në disa raste para mbase luftës më të madhe në histori të UFC-së vitin e kaluar, por ai qeshi i fundit në Las Vegas.

McGregor iu gjunjëzua Khabitit duke e dorëzuar luftën në rundin e katërt në njërën prej meçeve më të famshme në UFC. Ofendimet e McGregorit e nxitën Khabibin të shkaktojë përleshje pas meçit, i cili u prish nga skena të shëmtuara që ndodhën më pas. Por, në fund Nurmagomedov i mori titullin në kategorinë e lehtë dhe u largua si kampion, megjithatë rivaliteti i tij me McGregor nuk ka mbaruar që prej asaj nate të famshme.

Dyshja tani ka shkëmbyer fjalë në Twitter, me McGregorin që e nisi luftën e fjalëve, duke reaguar ndaj njërit prej postimeve të McGregorit. “Ndjenjë madhështore, pas pesë rundeve kampionati. Shihemi së shpejti o ndjekësit e mi, shumë shpejt. Faleminderit njerëz për përkrahje gjithë këto vite”, shkroi Khabib.

McGregor iu përgjigj duke thënë: “T’i morën paratë dhe sytë e vëllait tuaj u tronditen kur luftuat me mua, mi i vogël. Viva Las Vegas, shtëpia fiton gjithmonë. Një aheng i madh në Wynn së shpejti.”

Por, Khabibi ia ktheu në mënyrë brilante, që sipas shumë personave, ia tregoi vendin irlandezit. “Paratë vijnë dhe shkojnë, por nderi që ti e humbe atë mbrëmje nuk do të rikthehet kurrë, mësohu me të. E përfundove karrierën në MMA, por e nise në Twitter?”, iu përgjigj Khabibi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit