9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Këshilla e Shejh Albanit për çdo musliman

Më të lexuarat

Këshilla e Shejkh Albanit për çdo musliman:

“Këshilla ime për çdo musliman në faqen e tokës, veçanërisht vëllezërit tanë të cilët ndajnë së bashku me neve thirrjen (davetin) e bekuar, atë nga Libri (Kurani) dhe Sunneti me metodologjinë e të parëve tanë të mirë – i këshilloj ata dhe veten time të kemi frikë Allahun e Lartësuar së pari, dhe pastaj (i këshilloj) të kërkojnë më shumë dije të dobishme siç ka thënë Allahu i Lartësuar:
“Dhe frikësojuni Allahut, e Allahu ju dhuron dituri.”
El-Bekare : 282
Dhe (i këshilloj ata) që ti bashkojnë njohuritë e tyre që për mendimin tonë unanim është ajo njohuri e cila nuk ndryshon nga ajo që vjen nga Libri (Kurani), Sunneti dhe metodologjia e të parëve tanë të mirë, së bashku me këtë dituri dhe me sa më shumë nga kjo që ata mund të kërkojnë, dhe (i këshilloj ata) që ti bashkojnë këto me vepra të bazuara në dituri, në mënyrë që ajetet të mos jenë një dëshmi kundër tyre, por në anën e tyre:
“Ditën kur nuk bën dobi as malli as fëmijët. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.”
El-Shu’ara : 88-89


Pas kësaj, i paralajmëroj ata të mos i’u bashkohen shumë prej atyre që kanë lënë rrugën e të parëve të mirë, në shumë çështje të ndryshme, gjë e cila mund të definohet si rebelim kundër muslimanëve dhe xhemateve të tyre, përkundrazi ne i urdhërojmë ata të jenë, ashtu siç ka thënë Profeti (alejhi selam) në hadithin e saktë:
“Dhe bëhuni robër të Allahut, vëllezër!”
E kam thënë edhe në ligjeratat e kaluara dhe e përsëris prapw sepse ka dobi në përsëritje– ne duhet të jemi të butë në thirrjen tonë me ata që e kundërshtojnë atë dhe ne gjithmonë duhet të qëndrojmë në pwrputhje me fjalën e Allahut të lartësuar:
“Thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira.”
En-Nahl: 125


Dhe ata që kanë më së shumti të drejta që ne të përdorim me ta këtë urtësi, janë ata që më së shumti na kundërshtojnë neve në doktrinën tonë dhe në Akidën tonë në mënyrë që ne të mos i bashkojmë peshën e thirrjes me të cilën Allahu i Lartësuar na ka nderuar neve dhe thirrjen drejt Allahut të Lartësuar me sjellje të liga.
Kështu që unë shpresoj se të gjithë vëllezërit në gjitha vendet islame të imitojnë këto sjellje islame dhe duke bërë këtë të kërkojnë me të Fytyrën e Allahut të Lartësuar (ta bëjnë sinqerisht) dhe të mos kërkojmë ndonjë shpërblim apo falenderim (nga njerëzit).”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit