7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Kanë ndryshuar kohërat, tashme Evropa është e varur nga Turqia

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Partisë së Ndërtimit Kombëtar të Tunizisë (lëvizja an-Nahda), Abdulkerim el-Haruni tha se kundrejt sukseseve ekonomike të arritura nga Turqia, tashmë Evropa ka nevojë për Turqinë.

“Në fillim thoshim se Turqia kishte nevojë për Evropën por tashmë gjendja ka ndryshuar. Tani mendojmë se Evropa varet nga Turqia. Arsyeja është se pavarësisht se vendet e Evropës jetonin krizë ekonomike, Turqia ndërmori një zhvillim të madh ekonomik” tha el-Harun.

Ai tha se Turqia përbën një shembull të demokracisë së suksesshme, bota e pranon këtë dhe populli turk ia ka provuar këtë gjendje të gjithëve.

“Në Turqi ka një lider trim” tha Ai dhe shtoi: “Pengimi i tentativës së grushtit të shtetit të organizatës terroriste / struktura paralele në shtet (FETO/PDY) më 15 korrik është mesazhi që Turqia ka hyrë në një rrugë demokratike të pakthyeshme dhe se ka marrë fund superioriteti ushtarak”.

Haruni tha se në Evropë janë rritur zërat e ekstremistëve të djathtë që janë kundër islamit dhe kjo bëhet shkak që njerëzit të kenë frikë nga feja islame gjithashtu njerëzit që kanë mendime të tilla në Evropë dëmtojnë arabët dhe Turqinë dhe kjo nuk i sjell asnjë dobi Evropës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit