14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kallën: Amerika bën shaka apo e ka humbur logjikën?

Më të lexuarat

Zëdhënësi i presidencës së Turqisë, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të heqin dorë nga legjitimimi i organizatave terroriste.

 

Në deklaratën e bërë nga llogaria e tij në Twitter, Ibrahim Kallën reagoi ndaj deklaratës së Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM – The United States Central Command) të bërë në po të njëjtin rrjet social ku pretendonte se PYD/YPG nuk ka lidhje me organizatën tradhtare separatiste terroriste PKK.

Ai theksoi se ky lloj mesazhi i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM) në vend që të ndalojë organizatën terroriste e bën atë të ligjshme.

“A është kjo një shaka apo CENTCOM e ka humbur logjikën? A mendoni me të vërtetë se dikush do ta besojë këtë? Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të heqin dorë nga legjitimi i organizatave terroriste” u shpreh Zëdhënësi i presidencës së Turqisë, Ibrahim Kallën.

Dje, në median sociale Twitter, CENTCOM, duke publikuar pretendimin se “nuk kanë lidhje me PKK-në” i dhanë mbështetje Forcave Demokratike të Sirisë (SDF) që shumica përbëhet nga PYD/YPG që janë fraksion i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.

CENTCOM, në publikimin në fjalë të bërë duke përdorur pamjet e ekranit të deklaratës së SDF-së, bëri edhe detyrën e zëdhënësit të PYD-së duke përdorë shprehjen: “SDF konfirmon se nuk ka asnjë lidhje ose marrëdhënie me PKK-në”.

Në mbledhjen e përditshme për shtyp të zhvilluar dje, edhe zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, mbrojti mendimin se PYD, duhet të jetë pjesë e aktiviteteve për zgjidhjen afatgjate politike në Siri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit