Jo vetëm akuza për trafikim organesh

0
40

Grupi special hetues, me seli në Bruksel, nuk do të ndalet vetëm në akuzat e Martyt ër “nxjerrje të dhunshme të organeve të të burgosurve serbë”, akuza këto që kanë shikuar shumë njerëz në Evropë, por do të hetojë edhe çfarë ka të vërteta në akuzat për tortura në burgjet në veri të Shqipërisë gjatë dhe pas luftës.

Sipas gazetës në Bruksel besojnë se është interes i të gjitha palëve që këto “re të zeza” që ka ngritur Dick Marty me raportin e tij sensacional por jo edhe të bazuar, të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse, siç thonë, janë ndër akuzat e rralla kaq të rënda t cilat nuk janë sqaruar ende.
Kryeministri Thaçi në disa raste ka thënë se ai po ashtu dëshiron që sa më parë të hetohen këto pohime dhe të sqarohen sepse në akuzat e Martiti nuk ka të vërteta. /indeksonline/kohaislame