4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ja çfarë tha Hasan Kaleshi për Perandorinë Osmane

Më të lexuarat

“E mora letrën tuaj me të cilën më uruat për kumtesën. mjerisht e kam shkruar me një shpejtësi të madhe që të mbërrijë në kohë. besoj se studimin e konicës e kam orientuar kah një drejtim tjetër – ai arkival, që është me rëndësi se janë thanë mjaft fjalë të mëdha, fraza, fanfara, e duhet të jemi më korrekt. nëse e kam arritur këtë, jam i kënaqur. kam shumë materiale mbi konicën, por botimi i studimeve mbi të në kosovë asht i vështirë, sepse këtu i imitojnë ata të shqipërisë si majmuna, e unë kam hy në konflikt të haptë me ta, kryesisht për shkak të falsifikimeve. e falsifikimet i bëjnë në folklor, në letërsi, në histori – kudo, vetëm sipas shablloneve. shkruajnë mbi naimin e harrojnë qerbelanë që është vepra më e madhe e tij. Kur e lexon njeriu ‘historia e popullit shqiptar’ mendon se 500 vjet vetëm kemi luftuar kundër turqisë, e ne jemi këputë tue luftue bashkë me ta dhe jemi bashkëkrijues të perandorisë osmane, por këto janë muhabete të gjata të cilat i di edhe ti fare mirë.”
të fala të përzemërta,
Hasan Kaleshi
munchen
9 korrik 1976

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit