8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Izraeli sapo vrau të miturin e 7-të palestinez për këtë vit!

Më të lexuarat

Fatima Afif Abd el-Rahman Hjeiji ishte vetëm 16 vjeç.
Policia izraelite vrau një të mitur palestineze në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, pasi dyshohej se ajo u përpoq të kryente një sulm me thikë, sipas policisë izraelite.

Zëdhënësja e policisë izraelite Luba al-Samri tha se adoleshentja u qëllua për vdekje pasi u afrua policëve izraelitë të vendosur në hyrjen e Damaskut (Bab al-Amud) në qytetin e vjetër duke mbajtur një thikë, njoftoi Ma’an.
Viktima, 16 vjeçarja palestineze Fatima Afif Abd el-Rahman Hjeiji, nga rrethi Ramallah i Bregut Perëndimor (vënd i cili është nën pushtim) u qëllua të paktën 10 herë. Asnjë oficer I policisë izraelite nuk ishte plagosur në sulmin e dyshuar.
Sipas Ma’an, Hjeiji është i mitur i shtatë palestinez që është vrarë nga izraelitët që nga fillimi i vitit 2017.
Ndonëse forcat izraelite shpesh pohojnë se palestinezët të cilët janë vrarë shpesh dyshohen se po përpiqen të kryejnë sulme me thikë, palestinezët dhe grupet e të drejtave kanë kundërshtuar versionin e ngjarjeve të Izraelit në një numër rastesh. Dëshmitarët okularë thanë se pas xhirimit të Hjeijit, një thikë ishte mbjellë (vendosur) pranë adoleshentes së vrarë. /stepfeed/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit