16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Izraeli në shifra – Krimet kundër fëmijëve palestinezë

Më të lexuarat

Më shumë se 1500 fëmijë palestinezë të vrarë, gjashtë mijë te plagosur dhe më shumë se dhjetë mijë të arrestuar nga ushtria izraelite në 14 vitet e fundit . Këto janë shifrat e frikshme të paraqitura në një dokument zyrtar nga Ministri i Çështjeve Sociale të Autoritetit Palestinez, Kamal al- Sharafi. Deri më sot – thotë ministri – të paktën 230 fëmijë palestinezë mbahen në burgjet izraelite . ” Mbrojtja dhe mbështetja e fëmijëve duhet të jetë përgjegjësi kombëtare, ” tha al – Sharafi, duke i bërë thirrje Autoritetit Palestinez për të ratifikuar një ligj për mbrojtjen e të miturve .

Një raport i turpshëm i publikuar në Izrael nga Komiteti Publik kundër Torturës, konfirmon se fëmijët palestinezë i nënshtrohen torturave të llojeve të ndryshme : “public caging” , kërcënimeve , akteve të dhunës seksuale dhe gjykimet ushtarake pa një proces të rregullt. Në praktikën e “public caging”, fëmijët e burgosur transferohen nga qelitë e tyre në kafaze që vendosen jashtë burgut dhe mbeten aty jashtë për një kohë të gjatë .
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët tha në një raport në vitin 2013 se 700 fëmijë palestinezë në mes moshës 12 dhe 17 vjeç, u arrestuan vitin e kaluar nga ushtria izraelite dhe oficerët e sigurisë në Cisjordani . UNICEF përcakton përdorimin e këtyre praktikave mizore , çnjerëzore dhe poshtëruese si shkelje të rëndë të Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës dhe Konventës kundër Torturës .

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit