Ish-ushtari britanik dënohet me 1,000 euro, tentoi ta fus fëmijën afgan në Britani

0
56

Një ish-ushtar britanik, i cili tentoi të kontrabandojë një katër vjeçare afgane në Britani të Madhe nga Franca, me kërkesën e babait të saj, është dënuar me 1,000 euro, por jo edhe me dënim me burg.

49-vjeçari, Rob Lawrie, e ka pranuar se ka provuar ta fus Baharin brenda Britanisë së Madhe, kur u paraqit para gjykatës në Boulogne të Francës, transmeton KosovaPress.

Ish-ushtari nga Leedsi rrezikonte dënim me pesë vite burg, pasi ishte ngarkuar me akuzat për organizim të emigrimit të jashtëligjshëm nga autoritetet franceze.

Ai tha se është penduar për veprimin e tij dhe ka bërë thirrje tek të tjerët që të mos përsëritet ky veprim.