10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Intelektualët, tubim përkujtimor për Benjamin Feratin në sheshin “Skënderbej”

Më të lexuarat

Një grup intelektualësh shqiptarë do të përkujtojnë sot në Tiranë Benjamin Feratin, djaloshin tetovar i cili ndërroi jetë në Vlorë gjatë një përpjekjeje për të shpëtuar dy vajza që u përpinë nga rryma e detit.

Erjon Kristo, një veprimtar i njohur civil dhe gjithashtu drejtues i emisionit “Bardh e Zi” në televizion Scan, ka bërë thirrje për organizimin e një tubimi përkujtues për të ndjerin bashkëatdhetar, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

“Shqiptari ka pasur tradita shume te mira te mikpritjes dhe nderimit te mikut. Prandaj ju ftoj sot ne ora 20 ne sheshin Skenderbej te bejme nje homazh per mikun tone hero, Benjaminin. Nese ndonje artist e muzikant e sheh njoftimin eshte i mirepritur. Sillni lule qirinj dhe miq. Mund te ndihmoni dhe duke perhapur njoftimin”, shkruan Kristo në faqen e tij në rrjetet sociale. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit