Instagram merr masa të reja ndaj bullizmit, ja çfarë do të ndodhë me komentet në rrjetin social

0
18
REFILE - CLARIFYING CAPTION Silhouettes of mobile users are seen next to a screen projection of Instagram logo in this picture illustration taken March 28, 2018. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration

Rrjeti social Instagram beson se opsioni i tyre i ri kundër bullizmit, që i ndalon njerëzit përpara se të komentojnë dhe të emndojnë për atë që kanë shkruar, mund të ndihmojë që të ulet abuzimi online.

Madje së shpejti mund të arrijë që ti ndalojë ata që ofendojnë apo abuzojnë me komentet e tyre, që të mos ndërveprojnë online me personat që bien pre e këtyre komenteve. Rrjeti social është vënë nën presion së fundi, në mënyrë që të luftojë me rastet e bullzimit, sidomos pas rastit të adolesheentes britanike, Molly Russell, e cila kreu vetëvrasje si pasojë e ofendimeve që merrte në Instagram.

Adam Mosseri, i cili është shefi ekzekutiv i platformës, u shpreh se kjo masë që është ndërmarrë kundër bullizmit është vetëm veprimi i parë ndër shumë, në mënyrë që të parandalohet abuzimi kibernetik dhe që të ndihmohen më shumë personat që bullizohen.

Në thelb, Instagrami po përdor inteligjencën artificiale, në mënyrë që të njohë komentet apo tekstin e fjalëve, të cilat raportohen më shpesh nga përdoruesit si të papërshtatshme. Në një shembull më të thjeshtë, nëse një person shkruan në profilin e dikujt “je budalla” apo “je i shëmtuar”, të vjen një njoftim përpara se ta postosh dhe të pyet: “Jeni i sigurtë nëse doni ta postoni këtë?”, për të drejtuar më pas në një link ku ju tregon pse duhet ta mendoni mirë nëse doni ti shkruani këto gjëra dhe çfarë pasojash mund të sjellë. Sigurisht që përdoruesit mund ta injorojnë këtë njoftim dhe ta postojnë komentin gjithsesi, megjithatë sipas studimeve që ka bërë kompania dhe ekipi i tyre i kërkimit, në fakt mesazhi ndikon tek njerëzit dhe i jep një mundësi për të reflektuar. Fillimisht ky opsion do ti dalë vetëm komenteve në anglisht dhe në të ardhmen do të bëhet për të gjtiha gjuhët e botës.

Ndërkohë pritet të prezantohet dhe opsioni “Restricted”, pra “I kufizuar”, i cili do të ndihmojë në filtrimin e komenteve abuzive, pa pasur nevojë që një adoleshent që bullizohet ti bëjë bllok apo ta raportojë personin tjetër. Kjo pasi bërja bllok në këtë rrjet social, mund ta bëjë më të vështirë situatën për këta adoleshentë në jetën reale, ku herët a vonë do të përballet me personin që e ofendon në Instagram dhe mund të bjerë pre e dhunës si pasojë.

Siç e thamë më lart, Facebook dhe rrjedhimisht dhe Instagram, ishin në qendër të vëmendjes kohët e fundit për çeshtjen e bullizmit, për shkak të rastit të 14-vjeçares Molly Russell, e cila vrau veten si pasojë e abuzimit që merrte në rrjetet sociale. Një fond i madh parash do të përdoret nga këto kompani për t’i ardhur në ndihmë jo vetëm përdoruesve të rrjeteve sociale të cilët bullizohen, por dhe shumë personave në jetën reale. /Blitz.al/