8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Informatori i FBI dëshmon në Kongres: Moska pagoi miliona për të ndikuar te Clinton

Më të lexuarat

Një informator i FBI-së ka deklaruar me shkrim për tre komisione të Kongresit  se Moska ka ka paguar miliona në Amerikë me shpresën se nga kjo do të përfitonte fondacioni bamirës i Bill Clinton teksa Sekretarja e atëhershme e Shtetit State Hillary Clinton planifikonte një rinisje të marrëdhënieve SHBA-Rusi, shkruan The Hill.

Informatori Douglas Campbell tha në deklaratën që është siguruar nga The Hill se ekzekutivët bërthamorë rusë i kishin treguar që Moska kishte pajtuar firmën lobuese APCO Ëorldëide për të ndikuar mbi administratën Obama dhe në veçanti te Hillary Clinton.

Campbell dëshmoi se “rusët më thanë disa herë që shpresonin që APCO të përdorte një pjesë të kuotës lobuese vjetore prej 3 milionë dollarësh që merrte nga rusët për të mbështetur Iniciativën Globale të Clintonit”.

“Kontrata fliste për katër pagesa 750 mijë dollarë gjatë 12 muajve. Shpresohej që APCO të jepte asistencë falas për Clinton Global Initiative si pjesë e përpjekjeve për të krijuar një ambient të favorshëm për t’u siguruar që administrata Obama të merrte vendime afirmative mbi gjithçka, nga Uranium One te marrëveshja SHBA-Rusi për Bashkëpunimin Bërthamor Civil”.

Zyrtarë të APCO-s thanë për The Hill se përkrahja e tyre për Clinton Global Initiative (CGI) nuk ka asnjë lidhje me punën e bërë për Rusinë dhe për to ishin angazhuar sektorë të ndryshëm të firmës. Ata thanë edhe se lobimi për Rusinë nuk përfshinte Uranium One por ishte e përqendruar në çështjet rregullatore, me synimin për të ndihmuar Rusinë të konkurronte më mirë për kontratat e energjisë bërthamore brenda Shteteve të Bashkuara.

“Aktivitetet e APCO Ëorldëide që përfshinin porosi klientele në emër të Tenex dhe Clinton Global Initiative ishin totalisht më vete dhe pa asnjë lloj lidhjeje”, deklaroi APCO. “Të gjitha veprimet për këto dy aktivitete të palidhura mes tyre ishin të duhurat, të dokumentuara publikisht dhe në përputhje me rregullat e ligjet. Çdo pohim që thotë të kundërtën është fals dhe pa baza”.

Zëdhënësi i Clintonit, Nick Merrill, tha se dëshmia e Campbell është pjesë e përpjekjeve të Republikanëve për të shpërqendruar hetuesit nga problemet e Presidentit Trump.

“Dje komisioni bëri të qartë se kjo maskeradë e informatorit sekret ishte vetëm kaq, një maskeradë. Bashkë me skandalin e përgënjeshtruar të mesazheve seksuale dhe episodin e sikletshëm të memove të Nunesit, kemi një treshe skandalesh të krijuar nga Republikanët me synim heqjen e vëmendjes nga problemet e presidentit të tyre dhe kërcënimi i demokracisë që përfaqëson ai”, tha Merrill për Hill.

Të mërkurën, Campbell dëshmoi para Komisionit të Drejtësisë në Senat dhe para Komisioneve të Inteligjencës dhe Mbikëqyrjes në Dhomën e Përfaqësuesve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit