5.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Info-Analizë: Pse ambasadorët e huaj na imponojnë lëvizjet LGBT?

Më të lexuarat

Nga Marsel Cara*
Penetrimi dhe ejakulimi i një mashkulli në anusin apo gojën e një mashkulli tjetër nuk është as progres as trend i modernitetit. Ata shqiptarë që si unë e konsiderojnë këtë gjest si të neveritshëm dhe jonormal nuk janë as regresivë as “jo-modernë”, pavarësisht faktit që disa ambasadorë të huaj pa asnjë autoritet moral apo legjitimitet demokratik dëshirojnë t’u imponojnë shumicës së shqiptarëve shijet e tyre seksuale apo bindjet e tyre ideologjike.
Po ofroj një analogji fiktive për të qartësuar qëndrimin tim. Unë jam rritur duke treguar afeksion dhe dhimbsuri për qentë, sidomos këlyshët e vegjël të braktisur, duke e konsideruar qenin si mikun më të mirë të njeriut. Ndërkohë në Kinë rreth 2 miliardë kinezë e konsiderojnë normale gatimin dhe ngrënien e tyre. Papritur, minoriteti kinez në Shqipëri ndihet i përbuzur dhe i shtypur pasi për shumë shqiptarë, përfshirë autorin, ngrënia e qenve është e neveritshme. Ambasadori kinez në Shqipëri financon një OJQ për të drejtat e ngrënësve të qenve, të cilët angazhohen të dalin në media e sheshe publike për të protestuar kundër primitivizmit të “diskriminuesve” të tyre në emër të progresit. Ndërkohë që asnjë qenngrënës nuk po pushohet nga puna, përjashtohet nga shkolla, apo arrestohet a burgoset për shkak të dietës së tij. Ndërkohë që shumë joqengrënës pushohen nga puna për arsye se simpatizojnë partinë politike në opozitë, apo përjashtohen nga shkolla se shfaqin një besim fetar, apo arrestohen e burgosen se protestojnë kundër politikave të padrejta ndaj interesit publik si kriminalizimi i parlamentit apo shkatërrimi mjedisor.
Fatkeqësisht, e majta perëndimore sot i ka humbur kauzat madhore të saj si lufta ndaj kapitalistëve të pashpirt si bankierët, financierët e administratorët që kur tua dojë interesi mund të shkatërrojnë e zhvlerësojnë mundin fizik e intelektual të miliardave njerëzve, punën, pensionet, planet e tyre për të ardhmen. Kanë humbur kauzën e mbrojtjes së mjedisit nga industrialistët e mëdhenj që helmojnë ujin, ajrin, dheun duke sëmurë me miliarda njerëz nga sëmundje që, për fat të keq, tashmë i njohim mirë e të tjera që nuk i njohim ende. E vetmja kauzë me të cilën mund të identifikohen globalisht si triumfues të majtë, duke justifikuar ekzistencën e tyre në agoran politike ka mbetur “diversiteti seksual”.
Në këtë shkrim unë mbroj një qëndrim që e konsideroj “common sense”, me fjalë të tjera as të djathtë e as të majtë, në një vend ku kryeministri i djathtë propozon ligje martesash gay, dhe ai i majtë i bllokon. Normalizimi i sjelljeve homoseksuale të konsideruara si të panatyrshme dhe jonormale për shumë njerëz sot, është futur në mënyrë anakronike dhe të pandershme intelektualisht në narrativa për agjenda që trumbetojnë progresin dhe modernitetin.
Pretendohet se beteja është për të drejtën e homoseksualëve të ekzistojnë, a thua kanë zbuluar ndonjë konspiracion global për infektimin e tyre me HIV apo grip spanjoll. Në realitet nuk bëhet fjalë për jetë a vdekje, por për promovim dhe publicitet të qejfeve borgjeze “libertine”, me sarkazëm therrëse për vende të varfëra si Shqipëria që vuajnë nga mjerimi, padrejtësitë shoqërore dhe mungesa e shpresës për një jetë normale.
Parada Gej – Diversiteti seksual në antikitet dhe modernitet
Në Athinën e lashtë, për shekuj dhuna biseksuale dhe pedarastia ishin një normë kulturore mjaft e përhapur në shtresen e privilegjuar të asaj shoqërie. Meshkuj të lirë, të pasur, në moshë madhore të mesme, martoheshin me gra, përdornin aktivisht seksualisht skllevërit e të dy gjinive, dhe abuzonin seksualisht djem athinas 12 vjeçarë derisa ata të arrinin pjekurinë a burrërinë – këta të fundit më pas imitonin abuzuesit e tyre. Poetë lirikë thurnin poezi për të pasmet e djemve të rinj, luftëtarë të egër linin mbishkrime për bëmat e tyre heroike dhe përdhunimin e grave dhe burrave pas fitoreve ushtarake. Ndërkohë, në zona të tjera helene të detit Jon, këto sjellje seksuale dënoheshin ashpër dhe nuk konsideroheshin aspak normale.
Në shoqëri fisnore primitive si Papua, Guinea e Re, antropologët në shekullin XX vëzhguan disa sjellje tronditëse për botëkuptimin e tyre modern. Meshkujt e moshuar penetronin dhe ejakulonin me dhunë në gojën e djemve të rinj në mënyrë rituale për t’u përcjellë atyre burrërrinë. Sipas kulturës së tyre, burrat duhet të martoheshin me gra dhe të kishin fëmijë, por gratë mbeteshin qënie të papastra madje të liga, dhe detyra e tyre ishte t’u jepnin qumështin e gjirit fëmijëve. “Qumështin” e burrërisë e jepnin vetëm burrat e moshuar. Ndërkohë, në shoqëri primitive pagane në Afrikë apo në Amerikën e Jugut, sjelljet homoseksuale mes të rriturve apo pederastia dënohen ashpër, shpesh dhe me vdekje.
Platoni, filozof pagan i antikitetit helen, ishte një nga kritikët më vokalë të sjelljeve “mishtore” homoseksuale, por jo i dashurisë së ndërsjelltë “platonike” midis meshkujve. Në fakt dashuria mashkullore e tipit atëror, vllazëror apo miqësor konsiderohej virtyt. Por kritika e tij nuk pati asnjë efekt domethënës në sjelljen e athinasve të antikitetit. Madje nuk pati as efektin e duhur tek nxënësi i tij Aristoteli, i cili konsideronte problematik vetëm homoseksualizmin pasiv, por jo atë aktiv.
Filozofi pagan stoik romak Musonious në shek. I e.s., e konsideronte si një sjellje të shëmtuar në kundërshtim me ligjet natyrore pasi marrëdhëniet seksuale duheshin kryer brenda martesës për riprodhimin e llojit njerëzor. Musonius, ishte i vetëdijshëm që themeluesi qipriot i Stoicizmit, Zeno ishte pederast i vetdeklaruar. Përsëri, kritika e tij nuk pati ndonjë efekt madhor në shoqërinë romake të influencuar nga kultura helene.
Atëherë çfarë ndodhi? Si arriti homoseksualiteti nga një normë e pranuar greko-romake të kthehet në një sjellje të shtypur apo të persekutuar të një pakice? Ndodhi Krishtërimi. Feja e cila për 3 shekuj ishte në perëndim e persekutuar, e denoncuar për terrorizëm, rrënim të rendit të vjetër pagan, degjenerim moral, ateizëm (dmth, mohim të panteoneve të perëndive), e fajësuar për çdo humbje ushtarake apo thatësirë në perandorinë Romake, me ndjekësit e saj të hedhur bishave në Koloseum si ushqim. E megjithatë mbijetoi, u bë fe zyrtare e perandorisë romake në lindje e perëndim dhe zëvendësoi sjelljet seksuale pagane me ato të krishtera, në një masë të konsiderueshme të popullsisë perëndimore. Në Kodin e Justinianit në shekullin VI e.s., homoseksualiteti u bë një vepër penale e dënueshme me vdekje.
Në periudhën moderne, sjelljet homoseksuale, konsiderohen si kundërproduktive dhe dështim nga teoria e evolucionit e propozuar nga Charles Darwin në periudhën moderne, pasi janë sjellje që nuk ndihmojnë në riprodhimin dhe shtimin e species njerëzore. Sigmund Freud, psikanalisti ateist hebre, i influencuar nga Darwin dhe kultura klasike greke, në fillim të shekullit të XX, u përpoq të shpjegonte mekanizmat psikikë të asaj sjellje që ai e konsideronte si devijim në zhvillimin e shëndetshëm të personalitetit njerëzor. Deri në vitet 1960 Shoqata Amerikane e Psikiatrisë e konsideronte si çrregullim psikiatrik. Deri në 1990 Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideronte një sëmundje mendore.
Çfarë ndodhi? Përse sot homoseksualiteti konsiderohet një e drejtë universale, i shëndetshëm, madje dhe progresiv apo modern? Krishtërimi humbi pushtetin dhe influencën ideologjike në perëndim, sidomos pas dy luftërave botërore. Ideologjitë e “majta” perëndimore (kujdes, në bllokun komunist lindor përfshirë Shqipërinë homoseksualiteti mbeti vepër penale deri në 1990) fituan terren politik. Psikanaliza kryesisht u denoncua si pseudoshkencë dhe u braktis si “dogmë” zyrtare e psikiatrisë.
Revolucioni i ashtuquajtur seksual ndodhi në Perëndim. Madje në Britaninë e Madhe, në vitet ‘70 e ‘80, organizata pedofilësh si Pedophile Information Exchange iu bashkuan për vite të tera National Council for Civil Liberties (Këshillit Kombëtar për Liritë Civile), për rikthimin e pederastisë së antikitetit athinas si një sjellje normale seksuale në shoqërinë britanike. Ndërkohë Krishtërimi është kompromentuar në opinionin publik, me qindra raste priftërinjsh e peshkopësh katolikë të inkriminuar për pederasti, me Kishën protestante anglikane që bekon në emër të Krishtit unionet gay, apo me skandale pastorësh evangjelistë amerikanë si Ted Haggard që u predikonte 16 milionë ndjekësve të tij neverinë e homoseksualizmit, ndërkohë që drogohej e bënte seks me një prostitutë mashkull.
Homoseksualiteti është antik dhe primitiv sa edhe heteroseksualiteti. Janë dy sjellje njerëzore që formësohen e transmetohen kulturalisht jo gjenetikisht. Nuk mund të flitet për progres në elemente kulturore njësoj si mund të flitet në teknologji. Për shembull, SHBA-të nuk janë progresivë kulturalisht sepse ndërtuan të parët bombën atomike, të cilën e përdorën për të asgjësuar brenda 2-3 ditësh në Hiroshima dhe Nagasaki qindra mijëra njerëz të pafajshëm. Bomba atomike është një kryevepër teknologjike dhe një fatkeqësi kulturore, pasi ka ushqyer në SHBA delirin e plotfuqishmërisë dhe supremacisë në planet duke nxitur garën nukleare globale.
Kultura nuk është as homogjene as progresive. Ajo është e përbërë nga elementë shpesh paradoksalë. Është fluide dhe jolineare. Në SHBA sot, partia republikane, që ka fituar presidencën dhe shumicën parlamentare, ka në programin e saj për shëndetësinë ofrimin e terapisë konvertuese për homoseksualët që duan të kthehen në heteroseksualë. Vetëm para dy vjetësh gjykata supreme amerikane e kontrolluar nga demokratët legalizoi martesat gay.
LGBT ne Shkolla – Paralajmërim kundrejt imperializmit ambasadorial
Sot të deklarosh neveri për sjellje seksuale midis dy burrave është politikisht jokorrekte. Nuk përbën problem nëse një vegan apo vegjetarian deklaron neveri dhe indinjim për sjellje si ngrënia e mishit të kafshëve nga njerëz joveganë apo jovegjetarianë. Korrektesa politike sot është një vegël që punon zakonisht me dy standarte. Varet në cilin pozicion je: pasiv apo aktiv.
Për fat të keq, shqiptarët kanë pranuar që në shoqërinë tyre të ketë supremaci brenda llojit, jo demokraci. Pakicat që merren me “qeverisje” apo me “shoqëri civile” rezultojnë të jenë më superiorë sesa shumica e mjerë që nuk merr vesh nga mashtrimi sy për sy për vota, korrupsioni, vjedhja e pasurive kombëtare, apo vjelja e fondeve nga ambasadat. Janë këto pakica abuzive, ndonjëherë neveritëse, që përcaktojnë e përkufizojnë normalitetin dhe shijen estetike për të gjithë. Janë ato që u mësojnë shumicës se si ta pranojnë moralin e tyre dhe shijet e tyre, përfshirë ato seksuale, si pjesë të progresit dhe modernitetit, apo si mënyra e vetme për tu bërë evropianë!!!
Që një fëmijë të rritet jetim pasi mund ti kenë vdekur (apo ta kenë braktisur) babai dhe nëna konsiderohet normalisht një fatkeqësi. Të mendosh se ky fëmijë mund të adoptohet nga çifte burrash (apo grash, apo transgjinorësh), pa dy figura gjinore plotësuese për zhvillimin psikologjik optimal të fëmijës, pa pasur mundësinë normale që kanë shumica e fëmijëve për të pasur një mama femër (pa penis) dhe një baba mashkull (pa vaginë), nuk duhet të ngjallë keqardhje apo trishtim, por ekzaltim për përmbushje të agjendave moderne progresiste.
Emocione si neveria, indinjimi dhe përbuzja për këto vendime të papërgjegjshme konsiderohen nga “progresistët” regres dhe primitivitet. Përkundrazi, homoseksualiteti duhet tu mësohet si “inovacion” fëmijëve që në moshë të hershme në shkolla. Fëmijët nuk kanë më pse të lindin më nga një nënë dhe baba, por mund të blihen nga nëna surrogato që japin mitra me qera. Ata mund të kenë më shumë se një nënë, më shumë se një baba, dhe kjo është thjesht moderne, progres, evropllëk.
Nuk i takon më prindit primitiv të edukojë fëmijën për zhvillimin e personalitetit dhe karakterit, por qeveritarëve që nuk janë zgjedhur për këto lloj platformash zgjedhore dhe ambasadorëve gay që nuk janë zgjedhur fare. Ky është një shembull i dhunës politike që uzurpon hapësirën private, personale e familjare, dhe që, me shumë gjasa, do të gjenerojë reagime (anti)politike ekstreme. Janë naivë ata që mendojnë se mund të prekin nerva të ndjeshëm si familja apo fëmijët dhe të mos kenë pasoja serioze.

VINI RE: Autori është kërkues shkencor në psikologji zhvillimi dhe edukimi, me eksperiencë disa vjeçare në disa universitete si Univeristy of London UC dhe Berkeley USA.
Titulli i origjinalit: ‘A është progresiv diversiteti seksual?’
Shkrimi është pronësi intelektuale e faqes Postbllok.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit