8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Imamin nuk e frikëson tërmeti, vazhdon namazin pa e trembur syrin (Video)

Më të lexuarat

Një video ku shihet një imam duke u falur në një xhami në Bali të Indonezisë, gjersa vendi ishte goditur nga një termet i fuqishëm, ka tërhequr shumë vëmendje.

Veprimi i guximshëm i imamit për të mos e braktisur namazin edhe pse i tërë vendi po luhatej, ka fituar shumë lëvdata.

Zëdhënësi i xhamisë Musholla As-Syuhada, ka treguar  se shumica e besimtarëve kanë vrapuar kur kanë dëgjuar tingujt nga çatia, sepse kanë menduar se xhamia do të rrëzohej.

Por imami Arafat, qëndroi duke qenë i bindur se  jeta e tij i takonte vetëm Zotit dhe kështu xhamia ishte “vendi më i mirë për strehim”.

Tërmeti që goditi ishullin Lombokut të Indonezisë, vrau më shumë se 100 persona dhe plagosi shumë të tjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit