16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Hyri me 145 km në orë në tunel, shqiptarin e presin 15 muaj burg

Më të lexuarat

Në tunelin Sonnenberg, Zvicër ku lejohej shpejtësia maksimale prej 80 kilometrash në orë, një shqiptar i moshës 48 vjeçare ka zhvilluar me makinën e tij një shpejtësi prej 145 kilometrash në orë. Për këtë tejkalim shpejtësie që ka ndodhur në vitin 2015, ai do të përgjigjet para Gjykatës së Krimeve në Lucern, shkruan zentralplus.ch.

Prokuroria Publike e Lucernit e ka paditur atë duke iu referuar rrezikshmërisë që paraqet ngasja kaq e shpejtë sidomos në tunel, shrkuan albinfo.ch. Personi në fjalë mund të dënohet me deri 15 muaj burg dhe me një gjobë prej 1500 frangash.

Deri në shqiptimin e dënimit, për të akuzuarin vlen prezumimi i pafajësisë./albinfo.ch

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit