Hungarezët jo në Qeverinë e Daçiqit, muslimanët boshnjak të lëkundur

0
31

Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës është shprehur kundër hyrjes së saj në koalicionin qeveritar të udhëhequr nga ultranacionalisti socialist serb Ivica Daçiq, ndërsa partitë e myslimanëve boshnjak të Sanxhakut janë shprehur të lëkundura dhe pritet të jenë pjesë e këtij koalicionit.

Kryetari i partisë së hungarezëve SVM, Ishtvan Pastor deklaroi se nuk do të jenë pjesë e Qeverisë, pasi që prania e saj do të ndikonte negativisht në qëllimet e këtij subjekti politik në planin politik dhe rajonal. Pastro nga ana tjetër ka shprehur një mbështetje për deklarimet e Qeverisë së re në planin e integrimeve evropiane dhe sfera tjera.

Nga ana tjetër, partia SDPS e Rasim Ljajiç pritet të jetë pjesë e Qeverisë dhe se kjo parti me këtë rast rrezikon koalicionimin me Partinë Demokrate të Boris Tadiq. Ljajiç ka deklaruar se nga Daçiq dhe Partia Përparimtare Serbe e Aleksandar Vuçiniq ka pranuar shumë më shumë si ofertë për të qenë pjesë e koalicionit të ri qeveritar. SDPS këtyre dy ditëve do të vendos për fatin e saj dhe përfshirjen në Qeverinë e re të Beogradit dhe divorcin e saj me demokratët e Tadiqit. (INA/kohaislame