10.4 C
Pristina
Wednesday, September 22, 2021

HTC përgatit një tablet “unik”

Më të lexuarat

Shumica e njerëzve kur mendojnë për të blerë një kompjuterë tablet, nuk e përfshijnë edhe prodhuesin tajvanez HTC, në listën e brendeve nga të cilat duan ta blejnë këtë pajisje mobile.

Kjo, pasi që në maj të vitit 2011, HTC kishte bërë një tentim të dështuar për të hyrë në tregun e tabletëve me modelin e saj, HTC Flyer, prodhimi i të cilit ishte ndaluar para fundit të vitit.

Të njëjtin fat, kompania e kishte pasur edhe me modelin tjetër të tabletit – Jetstream, për të cilin përdoruesit konsideronin se nuk është interesant, ndërsa vetë pajisja nuk ka arritur të lë gjurmë në treg.

Megjithatë, tani thuhet se HTC po planifikon një rikthim më të fuqishëm në skenën e tabletëve, dhe se në një të ardhme shumë të shkurtër kompania do të lansojë një model të ri, shumë të avancuar, raporton PC Advisor.

Zëdhënësi i kompanisë i ka thënë faqes se ky model do të jetë “shumë unik”, dhe do të dallohet nga rivalët si iPad, Google Nexus apo Kindle Fire, ndërsa nuk ka dhënë asnjë detaj për datat e mundshme të lansimit të tij në treg. / Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit