10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Hixhama: Suneti që do ju bëje super të shëndetshëm

Më të lexuarat

Në ditët e sotme, hixhameja po fiton popullaritet me një ritëm shumë të shpejtë. Kjo kryesisht për dy arsye kryesore, së pari se është një sunet dhe si i tillë duhet të respektohet dhe kryhet nga të gjithë muslimanët të cilët kanë mundësi dhe së dyti, shkenca dhe njerëzit po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për dëmet dhe efektet anësore të medikamenteve dhe po ju drejtohen kurave natyrale. Praktika e hixhamës është miratuar nga Profeti Muhammed (paqja dhe bekimi qofshin mbi të). Thuhet se natën e Israsë, engjujtë i thanë Profetit sal-lAllahu alejhi we selam:”O Muhamed, urdhëro umetin tënd për hixhame.” (Suneni i Tirmidhiut)

Të dhënat shkencore për efektet e hixhamës
Ekzistojnë shumë të dhëna shkencore për shpjegimin e benefiteve të hixhamës, këtu do të përmenden disa prej tyre:
1. Investigime hemotologjike janë bërë në 40 mostra gjaku të marra nga individë normal dhe të shëndetshëm. (20 nga mostrat e gjakut janë nga gjaku i marrë në formë hixhame dhe 20 nëpërmjet venave) nga analizat e nxjerra, kishte dallime të mëdha në faktorët hematologjikë nëpërmjet gjakut të marrë nga kupat dhe gjaku I marrë nëpërmjet venave. Gjaku i marrë nëpërmjet kupave kishte nivele të larta të papastërtive dhe helmeve. [Z.V.M.Unani Medical College & Hospital, Pune, India 2015 by Dr Ghazala Mulla]”

2. Një studim tjetër me të njëjtën tematikë krahasoi mostra të gjakut venoz dhe gjakut të marrë nga kupat dhe nxorri si përfundim që gjaku I kupave kishte më nivel shumë më të lartë të substancave negative si përshembull urinë. Këto studime tregojnë që hixhama heq me sukses toksinat nga trupi. [By Mohammad Reza Vaez Mahdavi, Tooba Ghazanfari, Marjan Aghajani, Farideh Danyali and Mohsen Naseri Shahed University, Faculty of Medicine, Islamic Republic of Iran]”

Sëmundjet të cilat mund të shërojë hixhama:
Kushdo që ankohej për dhimbje koke te i Dërguari i Allahut, ai e këshillonte që të bënte hixhamën. (Sunan Abi Dawud).
Hixhama mund të bëhet për të larguar efektet e helmit nga trupi. Abdullah Ibn Abbasi tregon që një grua çifute e helmoi Profetin (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) dhe profeti i tha, çfarë të bëri ty ta bësh këtë? Ajo ju përgjigj: Në qoftë se ti je profet atëherë Allahu do të të informojë ty se si të shërohesh dhe në qoftë se jo atëherë do të shpëtoj njerëzit nga ty. Kur profeti ndjeu dhimbje nga helmi, praktikoi hixhamën.
Për shekuj me radhë, hixhama është përdorur për të lehtësuar dhimbje të kyçeve, shpinës, spazma të muskujve, dhimbjet reumatizmale/artriti dhe dhimbje të ndryshme.
Kohët e fundit, disa nga atletiket e lojërave olimpike u panë me shenja rrethore the te nxira në trupin e tyre dhe u zbulua që në të vërtetë këto shenja i kishin për shkak sepse kishin përdorur hixhamën në mënyrë që të përmisonin performancën e tyre duke reduktuar fortësimin dhe dhimbjet e muskujve, dhimbjen e kyçeve dhe indeve të cilat ishin shkaktuar nga dëmtimet e ndryshme që kishin marrë.

Mike-Phelps-Cupping
Përgjatë historisë, hixhama është përdorur për të kuruar zorrët dhe stomakun. Sëmundje si dhimbje të shpeshta të stomakut, diarre, gastrit akut, humbje e oreksit, sëmundjeve gastrointestinale dhe mbajtjen e ujit.
Hixhamja gjithashtu ndihmon në trajtimin e çështjeve të frymëmarrjes dhe të ftohtit.
Trajtimi i sëmundjes së tuberkulozit pulmonar me hixhame është një nga recetat e para për shërimin e kësaj sëmundje. Gjithashtu mund të pastrojë mushkëritë e gëlbazë, mukusin, dhe papastërtitë e tjera të dëmshme dhe për të rivendosur funksionimin e saj të shëndetshme.
Ajo mund të përdoret gjithashtu për të trajtuar ftohjet e vjetra kronike, astmën dhe alergji të ndryshme.
Hixhama është një stil jetese i shëndetshëm dhe nuk duhet të konsiderohet si diçka që bëhet vetëm një herë në jetë./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit