4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Historia e fytyrës së lënduar të Frank Riberys (Video)

Më të lexuarat

Ai konsiderohet si një prej lojtarëve më të shëmtuar në fushën e lojës për shkak të shenjave të theksuara në fytyrën e tij.

Frank Ribery është një ndër lojtarët më të paguar në botë, por asnjëherë nuk ka tentuar të ndërhyjë me operacione për të hequr shenjat në fytyrë.

“Shenjat në fytyrë janë një pjesë e jetës sime”
Frank po udhëtonte me familjen kur ishte 2 vjeç ndërkohë që makina u përplas me një kamion.

Ishte i palidhur dhe nga goditja, koka iu përplas në xhamin e makinës duke i shkaktuar të cara të mëdha.

U deshën 100 qepje që të stabilizonin plagët e tij
Por shenjat kanë mbetur edhe sot.

“Nuk kam dashur të ndërhyj. Ka qenë kjo fytyrë që më ka dhënë forcë t’ia dal në jetë”.

Ai ka punuar për disa kohë edhe si punëtor ndërtimi me babain e tij para se të zbulohej nga trajneri i “US Boulogne”.

Po shkëlqen me Bayern Muhich dhe është nga të paktët 34 vjeçarë që janë lojtarë të padiskutueshëm formacion.

Fytyrën ndoshta nuk e ka të bukur, por loja dhe shërbimet e tij të mahnisin.

“Mua me diferencoi Zoti. Shenjat në fytyrë janë pjesë e jetës sime. Të gjithë duhet të më pranojnë kështu si jam”.

Ribery është një besimtar mysliman, ai në shumë raste ka treguar krenarinë e tij me fenë Islame.

https://www.facebook.com/Albeucomsport/videos/1430725297010150/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit