16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Haxhilerët kthehen nga Meka, plot kritika për organizmin e BFI-së

Më të lexuarat

Po kthehen të buzëqeshur që kryen njërën nga pesë shtyllat e islamit. Familjarët kanë dalë në aeroportin e Shkupit për t’i pritur.

Por disa prej haxhilerëve nuk kanë mbetur të kënaqur nga organizimi i udhëtimit, që e kishte për sipër Bashkësia Fetare Islame. Xhemil Aliti thotë se BFI-ja nuk është kujdesur si duhet për ushqimin dhe fjetjen.

Nga 6-7 persona kanë fjetur në një dhomë. “Ma tradhti më të madhe që na bëri është BFI-ja. Bukë nuk na dhanë, as ujë edhe atë një kifle dhe një vezë, deri në mbrëmje. As kushtet e fjetjes nuk kemi pasur mirë, 6 deri 7 persona kemi fjetur në një dhomë”, tha Xhemil Aliti, Haxhi. Shenasi Meha ankohen edhe për ushqimin e dobët, edhe pse kishin paguar nga 3900 dollarë, shkruan TV21.

“Organizimi ishte shumë i dobët, ushqimi dhe fjetja ishin shumë keq. 3900$ kemi dhënë nuk e meriton këtë Bashkësia Fetare Islame as e Shkupit, as Gostivarit”, u shpreh Shenasi Meha, Haxhi. “Medine ishte shumë mirë, por në Meke ishte shumë keq si në ushqim edhe në udhëtime” “Mirë ishte por organizimi ishte shumë i dobët”, thanl disa Haxhilerë.

Por përkundër pakënaqësisë së haxhilerëve, organizatori i Bashkësisë Islame Xhevdet Neziri, thotë se gjithçka ka shkuar shumë mirë. “Ajo është normale do të qetësohen”, tha Xhevdet Neziri, Organizator i BFI-së. Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit, ritual që çdo besimtar duhet ta kryejë njëherë në jetë, nëse ka mundësi. Miliona besimtarë nga e mbarë bota vizituan këtë vit Meken një vend pelegrinazhi i cili në çdo periudhë të vitit është i mbushur plot me besimtarë që i luten Zotit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit