16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Haradinaj: Federica Mogherini, armike e Kosovës

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte i ftuari i gazetares Sonila Meço në emisionin “Tempora”, ku ka folur për situatën aktuale në Kosovë, dialogun me Serbinë, por pa harruar të përmendë edhe shefen për politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini.

Sipas kreut të qeverisë në Prishtinë, kryediplomatja e Brukselit me qëndrimet e saj në dialogun me Serbinë është rradhitur mes armiqve të Kosovës.

“Suksesi i Kosovës nuk është i lidhur me dinamikën e zonjën Mogherini, as me agjendën për dialog. Kosova ekziston. Është më vete.

Askush nuk mund të më i padobishëm për Kosovën se Mogherini. Ajo ka devijuar diskutimin. Në vend që të flitet për marrëveshje me Serbinë për njohje, ajo e ka devijuar diskutimin në territore dhe kufij. Ajo është armike e vendit tim.

Kushdo qoftë, në logjikën e thjeshtë nëse unë përfaqësoj Kosovën e 17 Shkurtit 2018, Kushtetutë, territor, kufij, kushdo që hap këtë diskutim…kushdo që e hap është agresion.

Një deklarim që bëri presidenti serb, i kam dërguar letra të gjitha qarqet vendimmarrëse, përfshirë NATO-n ku kam treguar se do ta mbroj territorin e Kosovës.

Këto diskutime për kufij të zonjës Mogherini i ka bërë dëm BE-së, e ka shkatërruar realisht një mundësi që ka pasur BE për një marrëveshje. E ka kthyer procesin mbrapa.

Mua më vjen shumë mirë për qëndrimin e palëkundur të kancelares Merkel.

Por nuk është vetëm kancelarja Merkel. Mos harro, mbi 90% e vendeve të BE-së janë kundër. Për këtë kam thënë që kryeministri i Shqipërisë, Rama, Presidenti Thaçi kanë hyrë në agjendë të gabuar”, është shprehur ndër të tjera kryeministri Haradinaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit